Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHURDHÚAR (i, e) mb. 1. Që ka humbur tërësisht a pjesërisht aftësinë për të dëgjuar, që është bërë shurdh; që është shurdhuar. Burrë i shurdhuar.
2. Që ka thithur lagështi dhe ka humbur cilësitë e nevojshme (për gëlqeren, çimenton etj.). Allçi (çimento, gëlqere) e shurdhuar.
3. Që ka humbur aftësinë mbirëse në kushte jo të përshtatshme (për farën). Farë e shurdhuar.
4. Që ka humbur aftësinë për t’u ndezur. Barut i shurdhuar.
SHURDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë që të mos dëgjojë fare përgjithmonë ose për një farë kohe, e bëj të humbasë tërësisht a pjesërisht aftësinë e të dëgjuarit. E shurdhuan zhurmat. Mos thirr, se më shurdhove!
2. fig., keq. E lodh dikë me zhurmë a me të folur, i çaj veshët. Më shurdhoi gjithë ditën. Më shurdhoi telefoni. Na shurdhuan veshët me kërkesa të kota.
3. fiz. Izoloj nga zhurmat.
✱Sin.: lodh, mërzis, bezdis, shkretoj, shurdh.
♦ Më shurdhoi *veshët (dikush).
SHURDH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhi kuptonte vetëm nga lëvizja e buzëve të tjetrit. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Është shurdh, s’dëgjon fare…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH vep., ~A, ~UR kal. Shurdhoj. E shurdhi shpërthimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH,~E mb. 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. I moshuar shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh. Çelës shurdh çelës kopil.2. si ndajf., fig. Pa dëgjuar asgjë. Mbeta s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHA,~T f. zakon. sh. Gjendja kur bëj se jam i shurdhër. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÁC,~I m. sh. ~Ë ~ËT bot. (lat. Typha latifolia) Një lloj shavari me gjethe pak më të gjera. Preu pak shurdhac.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhja kishte mësuar të shkruante në shkollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shurdhër; shurdhane. Shurdhja kishte blerë një aparat dëgjimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Quercus pseudosuber) Lloj dushku me gjethe të dhëmbëzuara, me degë të murrme e me push dhe me lëkurë të trashë e të plasaritur, prej së cilës nx…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHÇ,~E mb. Që nuk dëgjon, shurdh, shurdhaq. Djalë shurdhç.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Lloj insekti që mund të hyjë në vesh e të të shurdhojë. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë