Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHURDH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhi kuptonte vetëm nga lëvizja e buzëve të tjetrit. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Është shurdh, s’dëgjon fare. - Shurdh je? (iron.) që nuk i vë veshin se çfarë po thotë tjetri.
♦ Bie *daullja në vesh të shurdhit. Troket në *derën (në portën) e shurdhit (dikush).
SHURDH vep., ~A, ~UR kal. Shurdhoj. E shurdhi shpërthimi.
SHURDH,~E mb. 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. I moshuar shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh. Çelës shurdh çelës kopil.
2. si ndajf., fig. Pa dëgjuar asgjë. Mbeta shurdh pa radio.
✱Sin.: shurdh, shurdhac, shurdhak, shurdhaman, shurdhaq, memec.
♦ Bën një vesh shurdh (të shurdhër) (dikush). 1. Bën sikur nuk e dëgjon tjetrin ose sikur nuk para e merr vesh; nuk ua vë veshin kërkesave të tij; shtie shurdhat. 2. Nuk shqetësohet shumë për diçka, bën sikur nuk e ka vënë re, e lë të kalojë si pa u vënë re; bën lëshime; mbyll një sy e një vesh; i shtie veshët në lesh. Na la shurdh (të shurdhër) (dikush) iku e s’e kemi më për të bërë muhabet me të a për të kënduar; s’e kemi më për gjallëri e zhurmë (zakonisht një fëmijë).
SHURDH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhi kuptonte vetëm nga lëvizja e buzëve të tjetrit. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Është shurdh, s’dëgjon fare…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH vep., ~A, ~UR kal. Shurdhoj. E shurdhi shpërthimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH,~E mb. 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. I moshuar shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh. Çelës shurdh çelës kopil.2. si ndajf., fig. Pa dëgjuar asgjë. Mbeta s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHA,~T f. zakon. sh. Gjendja kur bëj se jam i shurdhër. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÁC,~I m. sh. ~Ë ~ËT bot. (lat. Typha latifolia) Një lloj shavari me gjethe pak më të gjera. Preu pak shurdhac.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÁC,~E mb., mospërf. Që është shurdh; shurdhaq, shurdhan. Djalë shurdhac. Burrë shurdhac.✱Sin.: shurdhç, shurdhavel, shurdh, shurdhaq, shurdhan, shurdhak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÁC,~I m. sh. ~Ë ~ËT mospërf. Ai që është i shurdhër. Burrë shurdhac.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Quercus pseudosuber) Lloj dushku me gjethe të dhëmbëzuara, me degë të murrme e me push dhe me lëkurë të trashë e të plasaritur, prej së cilës nx…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHÇ,~E mb. Që nuk dëgjon, shurdh, shurdhaq. Djalë shurdhç.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Lloj insekti që mund të hyjë në vesh e të të shurdhojë. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë