Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUNGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Shkund me forcë, tundet me zhurmë të madhe; gjëmon, oshtin thellë. Shungullon shtëpia. Shungullojnë Alpet. Shungullonte vendi (toka, lumi, përroi). Shungullonin armët. Shungulloi motori. I shungullonin veshët.
2. jokal. Dridhem shumë. Shungullonte nga ethet (nga të ftohtët). I shungullojnë duart. I shungullonte trupi.
3. kal. Shkund me forcë, tund fort dikë a diçka, e bëj të dridhet. Shungulloj ullinjtë. - Mos më shungullo! Zëri i saj i fuqishëm e shungulloi dhomën. E shungulloi djalin (djepin).
✱Sin.: gjëmon, buçet, oshtin, ushton, vëngon, uturin, shkund, tund, vrundulloj.
SHUNGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjëmim i fortë, oshtimë e thellë, uturimë. U dëgjua një shungullimë. Shungullimë e shurdhët (e tmerrshme, e fuqishme, e zgjatur). Shungullima e nënto…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUNGULLÚES,~E mb. Që gjëmon fuqishëm, që oshtin thellë, që bën të dridhen a të tunden sendet përreth. Ushtimë (bubullimë, buçimë, oshtimë) shungulluese. Buçima shungulluese.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUNGULLÚESHËM ndajf. Duke shungulluar. Zëri dëgjohej shungullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë