Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUMËVALÉNT,~E mb. 1. kim. Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për elementet kimike). Grupi i elementeve kimike shumëvalente. Sulfuri është shumëvalent.
2. mjek. Që vepron kundër shumë mikrobeve të ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Me veprim shumëvalent.
3. libr. Që përmban lloje të ndryshme vitaminash, që ka vlera të ndryshme e të shumta. Ushqim shumëvalent.
4. fig., libr. Që kryen disa funksione, që përdoret në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore. Qendra shumëvalente. Të folur shumëvalent. Mandat shumëvalent.
SHUMËVARIÁNTËSH,~E mb., libr. Që paraqitet në shumë variante, që ka shumë variante. Gjuhë shumëvariantëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËVÉNDËSH,~E mb. Që është për shumë njerëz, që nxë shumë njerëz. Auditor shumëvendësh. Makinë shumëvendëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat a vijon shumë vjet, që kryhet vit pas viti; i gjatë. Projekt shumëvjeçar. Shërbim shumëvjeçar. Menaxhim shumëvjeçar. Studime (gjurmime kërkime, vëzhg…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËVÚAJTUR (i, e) mb. Që ka hequr e vuajtur shumë në jetë. Popull i shumëvuajtur. Shtresë e shumëvuajtur. Vend i shumëvuajtur. Krahinë e shumëvuajtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËVËLLÍMËSH,~E mb. Që përbëhet nga disa a nga shumë vëllime. Korpus shumëvëllimësh. Fjalor shumëvëllimësh. Projekt shumëvëllimësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë