Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUMËNGJÝRËSH,~E mb. 1. Që ka ngjyra të ndryshme, që është ngjyra-ngjyra; që është i ngjyrosur me shumë ngjyra. Veshje shumëngjyrëshe. Libër shumëngjyrësh. Flamurë shumëngjyrësh. Gjethe shumëngjyrëshe. Ambient shumëngjyrësh. Flutur shumëngjyrëshe.
2. fig., libr. Që përbëhet nga parti a nga rryma të ndryshme politike ose nga përfaqësues të ndryshëm; kund. njëngjyrësh. Qeveri shumëngjyrëshe. Koalicion shumëngjyrësh.
3. fig., libr. Që ka nuanca a ngjyra të ndryshme etj. Përkthim shumëngjyrësh në shumë gjuhë. Qëndrime shumëngjyrëshe.
SHUMËNDERÚAR (i, e) mb. Që meriton nderim të madh e të veçantë, që vlerësohet e nderohet shumë. Profesor i shumënderuar. - I shumënderuari mik!
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËNDÚARSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i shumëllojtë, i larmishëm. Punim i shumënduarshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËNGJÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ngjyra të ndryshme; shumëngjyrësh. Dhomë shumëngjyrëshe. Fustan shumëngjyrësh.2. fig. Që është i larmishëm. Lëndë e shumëngjyrshme e një r…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËNGJÝRTË (i, e) mb. Shumëngjyrësh. Lule e shumëngjyrtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë