Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUMËKUPTIMËSÍ,~A f. vet. nj., gjuh. Të qenët i shumëkuptimshëm, vetia e fjalëve ose e shprehjeve që kanë dy a më shumë kuptime; dukuria e tillë gjuhësore; polisemi. Shumëkuptimësia e fjalëve.
SHUMËKANÁLËSH,~E mb., radio. Që ka shumë kanale dhe që punon njëkohësisht me to. Sistem shumëkanalësh. Lidhje shumëkanalëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÁTËSH,~E mb. Që ka shumë kate. Ndërtesë shumëkatëshe. Pallat shumëkatësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÁTËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Ndërtim që ka shumë kate. Shumëkatëshi ishte ngritur mbi të gjitha ndërtesat e tjera.✱Sin.: rrokaqiell, qiellgërvishtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÓKËSH,~E mb., mit. Që ka shumë kokë. Përbindësh shumëkokësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÓMBËSH,~E mb. Që përbëhet prej shumë kombesh a kombësish. Shtet shumëkombësh. Ushtri shumëkombëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKRÉRËSH,~E mb. Që ka shumë kokë, shumëkokësh. Hidër shumëkrerëshe (mit.).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKULTURÓR,~E mb. Që përfshin kultura të ndryshme. Shoqëri shumëkulturore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÚND ndajf. Duke u gjendur a duke u shtrirë kudo, në shumë vende. Fenomeni takohet shumëkund. Shumëkund dialektet po rrudhen. Si shumëkund në botë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKUPTÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb., gjuh. Që ka shumë kuptime; polisemik. Fjalë e shumëkuptimshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKURÓRËSHE mb., drejt. Që përbëhet nga disa çifte bashkëshortësh dhe nga fëmijët e tyre (për një shtëpi a familje). Shtëpi shumëkurorëshe. Familje shumëkurorëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKÚSH pacak. Shumë njerëz, shumë; ndokush. Shumëkush nuk foli. Shumëkush pëshpëriste nën zë. Shumëkujt nuk i erdhi mirë. Shumëkush mund të mendojë se...
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKËMBËSH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Myriapodon) 1. Kafshë e vogël, me trup të ndarë në shumë unaza; këmbëshumëz, dyzetkëmbësh. 2. sh. Klasa që përfshin një varg kafshësh të …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKËNDÓR,~E mb. Që është në trajtë shumëkëndëshi. Figurë shumëkëndore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKËNDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Figurë gjeometrike që kufizohet nga një vijë e thyer. Shumëkëndësh i rregullt (i mysët, i lugët). Shumëkëndësh i brendashkruar (i jashtëshkrua…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKËNDËSH,~E mb. Që ka shumë kënde, që ka trajtën e një shumëkëndëshi. Trup shumëkëndësh. Dhomë shumëkëndëshe. Formë shumëkëndëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËKËRKÚAR (i, e) mb., libr. Që është i kërkuar nga policia dhe ligji. Person i shumëkërkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë