Fjalori


Rezultate të ngjashme

SHUMËKÁTËSH,~E mb. Që ka shumë kate. Ndërtesë shumëkatëshe. Pallat shumëkatësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKÁTËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Ndërtim që ka shumë kate. Shumëkatëshi ishte ngritur mbi të gjitha ndërtesat e tjera.Sin.: rrokaqiell, qiellgërvishtës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKÓKËSH,~E mb., mit. Që ka shumë kokë. Përbindësh shumëkokësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKÓMBËSH,~E mb. Që përbëhet prej shumë kombesh a kombësish. Shtet shumëkombësh. Ushtri shumëkombëshe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKRÉRËSH,~E mb. Që ka shumë kokë, shumëkokësh. Hidër shumëkrerëshe (mit.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKÚND ndajf. Duke u gjendur a duke u shtrirë kudo, në shumë vende. Fenomeni takohet shumëkund. Shumëkund dialektet po rrudhen. Si shumëkund në botë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKÚSH pacak. Shumë njerëz, shumë; ndokush. Shumëkush nuk foli. Shumëkush pëshpëriste nën zë. Shumëkujt nuk i erdhi mirë. Shumëkush mund të mendojë se...

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKËMBËSH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Myriapodon) 1. Kafshë e vogël, me trup të ndarë në shumë unaza; këmbëshumëz, dyzetkëmbësh. 2. sh. Klasa që përfshin një varg kafshësh të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKËNDÓR,~E mb. Që është në trajtë shumëkëndëshi. Figurë shumëkëndore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUMËKËNDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Figurë gjeometrike që kufizohet nga një vijë e thyer. Shumëkëndësh i rregullt (i mysët, i lugët). Shumëkëndësh i brendashkruar (i jashtëshkrua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.