Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUMËFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka në numër shumë herë më të madh sesa është; e rrit a e shtoj shumë herë. Shumëfishojmë të ardhurat (shpenzimet). Shumëfishojnë përpjekjet (fuqitë). Shumëfishuan fitimet (pasurinë).
2. Riprodhoj diçka në shumë kopje me mjete të ndryshme. E shumëfishoj disa herë. Shumëfishoj një letër. Shumëfishoj shpejt.
3. tekst. Bashkoj shumë fije në një fill të vetëm. Shumëfishoj fillin.
SHUMËFÁQËSH,~I m. sh. ~, ~IT gjeom. Trup gjeometrik i kufizuar nga të gjitha anët nga shumëkëndësha të rrafshët. Shumëfaqësh i rregullt (i mysët, i lugët).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÁQËSH,~E mb. 1. gjeom. Që ka shumë faqe, që kufizohet nga shumë faqe (për trupat gjeometrikë). Trup shumëfaqësh. Shtyllë shumëfaqëshe.2. Që është e përhapur në shumë fusha. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÁRËSH,~E mb. Që është i shumëllojshëm; i shumëllojshëm. Detyra shumëfarëshe. Diskutime shumëfarëshe. Struktura shumëfarëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFAZÓR,~E mb., elektr. Që ka shumë faza; që është për rrymë me shumë faza. Gjenerator shumëfazor.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFAZÓR,~E mb., elektr. Që ka shumë faza, që punon me shumë faza ose që është bërë për rrymë me shumë faza. Kabllo shumëfazore. Karikues shumëfazor. Lidhje shumëfazore. Prodhim …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÁZËSH,~E mb. 1. tek. Që ka shumë faza (për raketat). Raketë shumëfazëshe.2. elektr. Shumëfazor.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÍJËSH,~E mb. Që përbëhet prej shumë fijesh. Përcjellës shumëfijësh. Tel shumëfijësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÍSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. mat. Numër i plotë që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë më të vogël; kund. nënfish. Shumëfishi më i vogël i përbashkët. Shumëfishat e dhjetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÍSH,~E mb. 1. Që përbëhet prej shumë njësish, pjesësh, elementesh etj. Emërtime shumëfishe. Formë shumëfishe. Fryt shumëfish. (bot.) 2. Që është shumë herë më i madh se diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËFÍSH ndajf. Shumë herë më shumë sa është. Shumëfish më tepër. Shumëfish më i madh. Mundësi shumëfish më të mëdha.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë