Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHUMËBRÍNJËSH,~E mb., gjeom. Figurë me më shumë se tri brinjë. Trekëndësh shumëbrinjësh.
SHUMËBAZÍK,~E mb., kim. Që ka shumë funksione acide, që mund të çlirojë shumë jone hidrogjeni në një tretësirë uji. Acid shumëbazik.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËBRÉZËSH,~E mb. Që ka shumë breza brenda saj (zakonisht për një familje). Familje shumëbrezëshe familje me dy, tre a më shumë breza.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËBÚKËSH,~E mb. Që është mbi dy vjeç ose që ka lëruar shumë vite me radhë (për kafshët). Ka shumëbukësh. Qe shumëbukëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHUMËBËRTHAMÓR,~E mb., biol. Që ka shumë bërthama (për një qelizë). Qelizë shumëbërthamore. Parazitë shumëbërthamorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë