Fjalori
SHUKEM

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHUK
SHUK

SHUK,~U m. sh. ~A, ~AT 1. Top i vogëlbëhet duke mbledhur e duke ngjeshur një leckë, një rrobë, një letër, një grusht dëborë ose diçka tjetër; lëmsh. Shuk i madh (i vogël). Shuk letrash (leckash, parash). Shuk leshi (pambuku). Shuk dëborë. Shuk brumi (hallve, balte). Shuka gjeli toptha brumi për të ushqyer gjelat e detit që të majmen. Shuka buke. I shëndoshë si shuk topolak, buçko (për fëmijët). Një shuk me lekë një grumbull me lekë.
2. kryes. nj. Kulmi i të ftohtit; cegëm. Shuku i të ftohtit.
3. Bletë e re që largohet nga zgjoipranverë, shemë, luzmë. Shuku i bletës.
Sin.: topth, lëmsh, sukull, përboç, shemë, luzmë, cegëm.

SHUK

SHUK ndajf. 1. Duke u mbledhur e duke u bërë topth; lëmsh, kruspull. E mblodhi përparësen shuk. E bëri kapelën shuk. U mblodh shuk nga ethet.
2. Vdekurvend, top. E la shuk aty. Ra shukshtrat.
Sin.: top, lëmsh, kruspull, lëmuq, plis, vdekur.
U shuk (dikush) u mblodh nga frika, nga dhembjet etj.; u (një) grusht; u lëmsh. E bëri shuk e kupë (diku a diçka) e bëri rrëmujëmadhe; e ngatërroi keq, përzjeu gjërandryshme, i pështjelloi punët; i ngatërroi keq njerëzit ndërmjet tyre; e bëri lesh e li; e bëri lesh arapi; e bëri lëmsh; e bëri çorap; e bëri çorbë. E la shukvend (dikë) shih e la top në vend (dikë). Ia la shuk (diçka) ia la dikujt një punë a diçka tjetër në një gjendjetillë, që s’di ç’të bëjë a nga ta kapë, ia përplasi dhe nuk e ndihmon fare; ia la shtupë; ia la në derë. Mbes shukvend qëndroj në një vend e nuk lëviz fare a s’mundlëviz.

SHUK

SHÚK,~Ë mb., keq. është i mbledhur gjymtyrësh; ulok. Plak shuk. Plakë shukë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.