Fjalori
SHUFROJ

SHUFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Thur diçka me shufra. Shufroj një thurimë. Shufroj gardhin (një kosh).
2. Shtroj shufrat a dërrasat e çatisë. Shufroj çatinë.
3. Rrah diçka me shufër, i bie me shufër; fshikulloj. Shufroj grurë (për ta shirë). Shufroj fasulet. - Mos e shufro ullirin!
4. fig. Fshikulloj dikë a diçka me fjalë (zakonisht një ves). Shufron politikanët.


Rezultate të ngjashme

►SHUFRÓ/HET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Fshikullohen me fjalë. U shufruan në kuvend me njëri-tjetrin.2. pës. e SHUFRÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.