Fjalori
SHUAR

SHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk digjet më; i fikur; kund. i ndezur. Urë të shuara. Thëngjijshuar. Cigare e shuar. Zjarr i shuar.
2.është i pandezur, që nuk ndriçon më; i fikur; kund. i ndezur. Yje të shuara. Me dritashuara.
3. Që nuk punon më, që i është shkëputur energjia elektrike; i fikur; kund. i ndezur. Kompjuter i shuar. Me celularshuar.
4. Që nuk ështëaktiv, që ka pushuar së nxjerri lavë e hi (për vullkanet). Lavë e shuar. Vullkan i shuar.
5.është i dobësuar sa mezi dëgjohet; i mekur, i dobët. Me zë të shuar. Gjëmim i shuar. Rënkimeshuara.
6. Që ka humbur shkëlqimin, që nuk ndrin, që duket si pa jetë. Me sy të shuar. Ngjyra si të shuara.
7. fig. është zhdukur, që nuk është më. Heronjshuar. Qytetërimet e shuara.
8.është fshirë a është prishur me një vizë mbi të. Ka ca fjalë (pjesë) të shuara. Dorëshkrimi kishte shumë rreshtashuar.
9. fig., bised. Që i kanë vdekurgjithë njerëzit, që ka mbetur fare pa njeri, i shkretë, qyqar; që ka mbetur pa fëmijë. Fis i shuar. Familje (shtëpi, vatër) e shuar. Oxhak i shuar.
10. Fatzi, i mjerë, i gjorë, i ngratë, qyqar. I shuari djalë. E shuara vajzë.
11. euf. I vdekur. mirë i shuar se i turpëruar. (fj. u.). Më mirë i shuar se gjallë e i harruar. (fj. u.).
12. Që i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj., i tretur në ujë. Supë e shuar me verë. Raki e shuar. Gëlqere e shuar.
Me *sy shuar. Me *zë të shuar (të mekur).
Sin.: i fikur, i mbyllur, i fashitur, i platitur, i mekur, i nemitur, i dobësuar, i venitur, i rraskapitur, i shkretuar, i rrënuar, i shlyer, i prishur, i pajetë.

SHUAR

SHÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që ka ngelur pa njeri, sepse i kanë vdekurgjithëafërmit. - Ç’e gjeti, të shuarin!
2. euf. Ai që ka ndërruar jetë; i vdekuri.afërmit e të shuarit. I vrari e i shuari.
I shuari (i nxiri) me *bojë!

SHUAR

SHÚAR,~A (e) f. sh. ~, ~AT (të) 1. Ajo që ka ngelur pa njeri, sepse i kanë vdekurgjithëafërmit. - Ku ishe, moj e shuar?
2. euf. Ajo që ka ndërruar jetë; e vdekura. Njerëzit e së shuarës. Ç’na bëri, e shuara!


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHUAJ
SHUAJ

SHÚAJ vep., SHÓVA, SHÚAR 1. kal. Ndaloj djegien e një zjarri a diçkaje tjetërështë ndezur, fik zjarrin; kund. ndez. Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrinkohë. Shuaj puron (cigaren). Shuaj flakën. E shuaj me ujë (me rërë).
2. kal. Bëj që të mos ndriçojëdiçka. Shuaj dritën (llambën). Shuaj qiriun (shkrepësen).
3. kal. Ndal a ndërpres punën e një pajisjeje duke e ndërprerë furnizimin me energji elektrike; fik; kund. ndez. Shuaj celularin (radion, televizorin). Shuaj makinën (motorin). Shuaj furrën.
4. kal., fig. Fashit një sherr a debat dalëngadalë; i jap fund gradualisht; shtyp, mbyt; kund. ndez. Shuaj një konflikt (një sherr, një grindje). Shuan debatet. E shuan me zjarr e me hekur.
5. kal., fig. Ia heq dikujt shpresën për diçka, e shkatërroj plotësisht. Ia shoi ëndrrat. Ia shoi etjen për dije. Ia shoi shpresën (frymëzimin). Ia shuaj flakën e dashurisë.
6. fig. Zvogëloj a zhduk dalëngadalë diçka, zbut a fshij krejt; rrafshoj, sheshoj. Shuaj dallimet (ndryshimet) mes klasavendryshme shoqërore. Nuk i shuan dot dallimet mes dialekteve. I shoi dilemat. E shuan grevën. I shoi kujtimet.
7. kal., fig. E ul dhe e dobësoj diçka pak nga pak derisa të mos ndihet më; mek, pushoj. E shoi zërin. E shuan muzikën dalëngadalë. S’e shuan dot zhurmën. E shoi të qeshurën.
8. kal., edhe fig. Përmbush një nevojë jetësore a dëshirë shpirtërore. Shuaj etjen (urinë). Shuaj mallin (dufin, kureshtjen). E shoi nepsin.
9. kal., bised. I jep fund; shfaros, zhduk nga faqja e dheut; rrënoj, përfaroj. I shoigjitha insektet e dëmshme. Lufta e shoi ushtrinë. I vrau e i shoi. E shoi gjithë fshatin. I shoi strukturat paralele. Ua shoi farën i asgjësoi, i zhduku krejt, i përfaroi. Ia shuan oxhakun (shtëpinë, fisin). E shoftë mortja (kolera)! (mallk.)
10. kal., bised. E harxhojgjithë pasurinë, i prishgjitha paratë. I shoigjitha lekët. E shoi gjithë kartën e bankës. E shoi gjithë rrogën. E shoi pasurinë.
11. kal., bised. E lodh shumë dikë, e stërmundoj; rraskapit. Vajzën e shoi barra e rëndëmbantekrah. Më shuan këpucët. Më shoi dhëmballa.
12. kal., bised. E qëlloj fort dikë me dorë a diçka tjetër, e shemb; rrah, kërdis. E shoi me dajak (me shkop, me dru, me hu, me shkelma). E shoirrahuri.
13. kal., fig., bised. Bëj diçka me tepri; shemb, kërdis. shuan me gënjeshtra.
14. kal., edhe fig. Prish diçkashkruar; e heq dikë nga lista; fshij. Shuaj fjalën. Shuaj emrin e dikujt. E shuaj me gomë. E shuan nga lista emërore. Kryetari e shoi nga lista kandidatin.
15. kal., fig. Fshij diçka nga kujtesa. E shuaj nga kujtesa (nga mendja).
16. kal. Shkrij në ujë diçka për ta tretur a për ta zbutur etj. Shuaj rakinë (uzon). Shuaj gjellën me verëbardhë (me ujë, me uthull). Shuaj gëlqeren e shtie gëlqeren e pashuar në ujë, që të bëhet e përshtatshme për t’u përdorur.
17. jokal., bised. edhe fig. Vdes; mbaroj. Shoi ndajgdhirë. Epidemia i shoi bagëtitë.
18. jokal., bised., fig. Plas, mbaroj. Shoiqari fëmija.
Sin.: fik, fal, ftoh, mbyll, ndal, ndërpres, fikas, porris, shtyp, mbys, fashis, zbus, ul, qetësoj, resht, dobësoj, platis, mek, mpak, shqim, shugas, tulat, struk, pushoj, shlyej, fshij, çregjistroj, plotësoj, përmbush, asgjësoj, shfaros, zhduk, rrënoj, faroj, rrafshoj, sheshoj, shkatërroj, shkretoj, gjymtis, davaris, zhdavaris, shtyp, mposht, largoj.
As *të kruan e as të shuan (dikush). As *ndez e as shuan (dikush). Është *ndiz e shuaj (dikush). shuan *binanë (dikush). shuan (të fik) *derën (dikush). E shuaj *etjen (për diçka). Shuaj *flakën. Të shoftë (të ngrëntë, të preftë) *kolera! mallk. shuan (të fik) *pishën (dikush). Shuaj *zjarrin.


Rezultate të ngjashme

SHÚARJ/E,~A f. vet. nj. 1. Veprimi kur diçka pushon së djeguri a së ndriçuari; fikje. Shuarja e zjarrit nuk ndodhi menjëherë. Shuarja e llambës (dritave).2. Ndërprerje e punës së m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÚARËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Pajisje që shërben për shuarjen e gëlqeres në ndërtime. Shuarësi i gëlqeres. Rrotullohen shuarësit. 2. tek. Pajisje që eliminon ose zvogëlon dridhj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÚAJ vep., SHÓVA, SHÚAR 1. kal. Ndaloj djegien e një zjarri a diçkaje tjetër që është ndezur, fik zjarrin; kund. ndez. Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin në kohë. Shuaj puron…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÚA/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT dhe SHÓJE,~T 1. Lëkurë e regjur prej së cilës bëhen pjesët e poshtme të këpucëve; shollë, shtresë. Ndërroi shuallin e këpucës. Shuall gome.2. Pjesa e p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÚA/LL,~II m. sh. ~J, ~JTË Copë toke e ngushtë dhe e gjatë, rrip toke. I kishte mbetur vetëm një shuall toke për ta punuar e mbjellë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUÁTË (i, e) mb. Që është i shkretë; i ngratë. Plak i shuatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUÁT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që është i shkretë. I shuati plak, mbeti pa grua.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHUÁT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e shkretë. E shuata nënë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.