Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTÝPUR (i, e) mb. 1. Që i është prishur trajta e zakonshme, që është shtypur ose duket sikur është shtypur; petashuq, rrasik, shpatuk; që është ngjeshur e është mbledhur. Me hundë (me ballë, me turi) të shtypur. Me nofulla të shtypura. Peshq me trup të shtypur. Jastëk (dyshek) i shtypur.
2. I thërrmuar, i bërë pluhur; i shkoqur. Kafe e shtypur. Sheqer i shtypur. Kripë e shtypur. Arra (bajame, hudhra) të shtypura. Grurë i shtypur.
3. Që është çarë e është shformuar (zakonisht për pemët e perimet e buta, kur vihen shtrënguar a troshiten gjatë mbartjes). Fiq të shtypur. Hurma (pjeshkë, domate) të shtypura.
4. Që mbahet nën zgjedhë e shfrytëzohet egërsisht; që i mohohen të drejtat dhe liria; i nënshtruar. Klasat e shtypura. Popujt e shtypur. Gratë ishin të shtypura.
5. Që nuk është i shkruar me dorë, por është shtypur në shtypshkronjë a me makinë shkrimi. Trakte (thirrje, shpallje) të shtypura. Tekst i shtypur. Dhjetë faqe të shtypura.
♦I shtypur me këmbë *bibash.
SHTYP,~I m. 1. Tërësia e punëve që bëhen në shtypshkronjë për të shtypur libra, gazeta, revista etj., si edhe teknika, mjeshtëria e mjetet që përdoren për këto punë; mënyra si është shtypur një tekst dhe cilësia e shtypjes (lloji i shkronjave, qartësia etj.). Shtyp i sheshtë (i thellë, i lartë). Shtyp i imët (i qartë, i pastër, i bukur, i dobët). Shkronja shtypi. Letër (bojë) shtypi. Makinat (mjetet) e shtypit. Gabim shtypi. E dërguan veprën në shtyp. Hyri (është) në shtyp. Doli nga shtypi u botua.
2. Tërësia e gazetave, e revistave dhe e botimeve të tjera që dalin rregullisht çdo ditë, çdo javë, çdo muaj a disa herë në vit. Shtypi i përditshëm (periodik). Shtypi qendror (lokal). Shtypi përparimtar. Shtypi letrar. Liria e shtypit. Organet e shtypit. Pasqyra e shtypit. Jehona e shtypit. Punonjësit e shtypit. Shpërndarës i shtypit. Nëpër faqet e shtypit. Atashe shtypi punonjës që merret me çështjet e shtypit në një përfaqësi diplomatike. Konferencë shtypi takim i personaliteteve të njohura shtetërore e shoqërore me gazetarët për t'u bërë njoftime a për t'i sqaruar për çështje të rëndësishme ose për të shprehur qëndrimin e vet në lidhje me to. Pajtimet në shtyp. Fushatë në shtyp. Lexoj shtypin.
SHTYP vep., ~A, ~UR kal. 1. Rëndoj me forcë mbi dikë a mbi diçka; i mëshoj diçkaje me dorë, me këmbë a me një mjet të posaçëm ose e shtrëngoj fort për ta ngjeshur, për t'i ndryshuar trajtën, për ta thërrmuar a për ta bërë pluhur, për ta shkoqur, për t'i shtrydhur lëngun etj.; ngjesh. Shtyp dyshekun (jastëkun). Shtyp sustën. Shtyp hudhra (qepë, arra, bajame). Shtyp kripë (kafe, sheqer, kanellë). Shtyp plisat (tokën). Shtyp misër. Shtyp rrushin (ullinjtë, domatet). Shtyp me dorë (me këmbë). Shtyp me shtypës (me lugë, me shishe).
2. E dëmtoj dikë a diçka ose e vras fare dikë duke e shkelur, duke rënduar fort mbi të ose duke i kaluar përsipër; e zë poshtë dhe i rëndoj me gjithë peshën e trupit. Shtypi një brumbull (një krimb, një akrep) me këmbë. E shtypi makina (karroca, treni). Për pak e shtypi kali. Zure gjarprin, shtypi kokën! (fj. u.).
3. E ul ose e rrafshoj diçka duke e goditur fort me një mjet a duke rënduar me forcë mbi të. Shtyp një gozhdë në këpucë. Shtyp qeleshen. Shtyp një rrobë me hekur. Ndrys dikë me duar a me këmbë për t'i lehtësuar dhembjet ose për ta çlodhur. I shtypi kurrizin (krahët, këmbët).
4. fig. E mbaj të nënshtruar dikë, e mbaj nën zgjedhë; e shfrytëzoj. Shtypnin popullin (klasën punëtore, fshatarësinë).
5. fig. E mposht, e dërrmoj, e asgjësoj a i jap fund me dhunë e me forcën e armëve. Shtypin kundërrevolucionin. Shtypëm komplotet e armiqve. E shtypën kryengritjen. E shtypën me zjarr e me hekur (pa mëshirë). Përpiqen të shtypin lëvizjet kombëtare.
6. fig. Nuk e lë të shfaqet, të shprehet a të veprojë lirisht; e pengoj, e kufizoj, e ndrydh. Burokratët shtypin kritikën (zërin e masës). I shtypte fëmijët (të bijat).
7. Riprodhoj në shtypshkronjë me anë mjetesh të posaçme tekste, vizatime, figura etj.; daktilografoj; botoj. Shtyp libra (gazeta, revista, pulla). E shtypën me ngjyra. Shtyp në makinë shkrimi (me shaptilograf). Shtyp pa gabime (pastër, shpejt).
♦Shtyp *hudhra (dikush) keq. T’i shtypësh *hudhra (në kokë) (dikujt). Ia shtypi *kokën (kryet) (dikujt). Ia shtypi kryet (*kokën) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë