Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTYPSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Shtypja e librave, e gazetave, e revistave etj.; në shtypshkronjë. Mjete shtypshkrimi. Të meta (gabime) shtypshkrimi.
2. Teknika dhe mjeshtëria e shtypjes së librave, të gazetave, të revistave etj.; shtyp. Shpikja e shtypshkrimit.
3. kryes. sh. Çdo gjë e shtypur në shtypshkronjë. Pako me shtypshkrime.
SHTYPSHKRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërmarrje ose punishte me makinat e mjetet e nevojshme, ku shtypen libra, gazeta, revista etj. Shtypshkronja e re. Shtypshkronja e pullave. Shtyps…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYPSHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., vjet. Shtyp në shtypshkronjë, botoj. Mjetet për të shtypshkruar. Shtypshkroi dy libra shqip.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYPSHKRÚAR (i, e) mb., vjet. I shtypur në shtypshkronjë. Botime të shtypshkruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYPSHKRÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet. 1. Punëtor i shtypshkronjave. Shoqëritë e shtypshkruesve. 2. Botues.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHTYPSHKR/ÚHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vjet., pës., vet. v. III e SHTYPSHKRÚAJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë