Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTÝLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trung druri, guri, metali a betoni, i gjatë, i drejtë e i plotë, i vendosur me këmbë a i ngulur pingul në tokë, që shërben në ndërtime dhe për të mbajtur diçka të rëndë. Shtyllë e lartë (e trashë). Shtyllë e centrifuguar. Shtyllë druri (betoni, hekuri). Shtyllat e telefonit (e tensionit të lartë). Shtyllat e tezgjahut. Shtylla për minierat trarë që shërbejnë për të mbrojtur galeritë e minierave nga shembjet. Ngul (vendos, ngre) shtylla. Nuk mbahet shtëpia me një shtyllë. (fj. u.).
2. arkit. Trung i lartë prej guri a prej mermeri, me trajta e përmasa të ndryshme, që shërben për të mbajtur pjesë të veçanta të një ndërtese ose për zbukurimin e saj; përmendore në këtë trajtë, që ngrihet për të përkujtuar një figurë a një ngjarje historike. Shtyllë e rrumbullakët (katërkëndëshe). Shtyllë e zbukuruar (me zbukurime). Shtyllë mermeri. Portik me shtylla.
3. sport. Secili nga tre trarët e portës në lojën e futbollit. Shtylla pingule (horizontale). Gjuajtje mbi shtyllë. Rrahu shtyllën.
4. fiz. Lëndë e lëngët a e gaztë që lëviz lart e poshtë në një gyp të vendosur pingul. Shtylla e zhivës (e termometrit). Shtyllë uji.
5. Secila prej ndarjeve për së gjati në faqen e një gazete, të një reviste a të një libri. Shtylla e parë (e dytë, e majtë, e djathtë). Shtylla të ngushta (të gjera). Shtyllat e gazetës (e fjalorit). Faqe me gjashtë shtylla. Artikull me katër shtylla.
6. Secila prej nënndarjeve për së gjati në një regjistër etj., në të cilat shënohen të dhëna të veçanta; radhë fjalësh, shifrash etj., të vendosura njëra nën tjetrën. Shtylla e emrit dhe e mbiemrit. Shtylla e moshës (e datëlindjes). Shtylla e mesatares. Shtylla e të hyrave (e të dalave). Shtyllë numrash. Katër shtylla me emra (me nënshkrime). E ndaj faqen në gjashtë shtylla.
7. tek. Pajisje prej metali ose prej xhami, si cilindër i gjatë, që përdoret në industrinë kimike për distilimin e lëndëve të ndryshme, për filtrimin e tyre etj. Shtyllë distilimi (dendësimi). Shtyllë me pjata.
8. Tym, pluhur, avull etj. që vërtitet nga era ose që ngrihet drejt përpjetë, shtjellë tymi, pluhuri etj. Shtyllë tymi (pluhuri, avulli). Shtyllë hiri (në vullkanet).
9. fig. Ai që mban barrën me të madhe në një punë, ai që është mbështetja kryesore e diçkaje, ai që luan rolin kryesor në familje, në një grup, në një shoqëri etj. Shtylla e shtëpisë (e familjes, e konakut). Shtylla e skuadrës. Shtylla e demokracisë. Shtylla e reaksionit.
10. si mb., fig. I fortë, i qëndrueshëm, i patundur. Është shtyllë. Qëndron shtyllë e s'bëhet urë.
♦E vë në shtyllën e turpit (dikë) libr. e damkos me turp, e turpëroj keq e përgjithnjë. Shtyllë kurrizore libr. dikush a diçka që mban peshën kryesore në një punë, në zgjidhjen e një çështjeje të rëndësishme etj.
SHTYLLËRRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje me një rrahës të rëndë, që përdoret për të ngulur shtylla në thellësi të mëdha ose në truall të fortë, duke i goditur me forcë. Shtyllër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTÝLLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Pjesë e pistilit, si qafë e hollë, që del nga vezorja dhe që mban në majë krezën. Shtyllëza e lules. Lule me shtyllëza të gjata (të shkurtra).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYLLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Shtalka rreth së cilës rrotullohet kanati i derës. Shtyllaku i derës. U mbështet pas shtyllakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYLLÁK,~E mb. 1. I gjatë, i shëndoshë e i fortë si shtyllë. Burrë shtyllak. Kalë shtyllak. 2. fig. Që e mban fjalën e dhënë, që nuk i luan fjalës, besnik. Djalë (burrë) shtyllak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTYLLÁN mb. Djalë i gjatë e i fortë, si shtylla.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë