Fjalori
SHTYHEM

SHTÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shtyj dikë dhe ai më shtyn mua, shtyjmë njëri-tjetrin; lëviz e hap rrugë me vështirësi duke u përplasur me njërin e me tjetrin (ku ndodhem në mes të një turme a diku ku ka shumë njerëz). Po shtyhen qetë. Po shtyheshin për të hyrë (për të dalë). Mos u shtyni!
2. vetv. Lëviz nga vendi e shkoj pak më tej; hap vend. Shtyhu pak! Shtyhu më tutje!.
3. edhe fig., vetv. Arrij deri diku duke shkuar në një drejtimcaktuar; shkoj më tej duke ndjekur një rrugë a një drejtimcaktuar, hyj, futemthellë. U shtynë deri në Drin. Ishin shtyrë thellëpyll. Nuk u shtygjatë (më tutje) nuk vijoi më tej, nuk shkoithellë. Është shtyrë thellë në atë punë. Është shtyrëmoshë është plakur. Ishte shtyrëpije kishte filluarpinte mjaft, ishte bërë pijanec.
4. vetv., vet. v. III Shkon, kalon në një farë mënyre a me vështirësi. Ditët mezi shtyheshin.
5. pës. e SHTYJ. U shty mbledhja (dasma, loja).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHTYJ
SHTYJ

SHTY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I vihem me forcë dikujt a diçkaje për ta lëvizur nga vendi në një drejtimcaktuar, e lëviz me forcë; i jap me forcë që ta zhvendos, ta rras a ta ngjesh diku, ta largoj a ta hedh tutje etj.; e lëviz a e zhvendostutje. Shtyj dollapin (tryezën, shtratin). Shtyj karrocën (vagonin, barkën në ujë). Mos e shtyj tapën brenda! Shtyj ushtarin (në lojën e shahut). Shtyj derën. Shtyj kufirin (mezhdën, gardhin) e çoj më tej kufirin (mezhdën, gardhin) për ta zgjeruar sipërfaqen e truallit. E shtyj përpara (prapa, majtas, djathtas, tutje). Shtyje edhe pak (edhe ca) E shtyubaltë (në ujë, në det, në hendek). E shtyugreminë. Shtyj gjylen. sport. hedh gjylen. Shtynin njëri-tjetrin. Mos më shtyj! Mos shtyni! E shtyu nga shkallët (nga ura). E shtyu pa dashur.
2. I bie lehtë dikujt që t'i jap një shenjë a t'i tërheq vëmendjen për diçka. E shtyu me bërryl që të pushonte.
3. E zmbraps dikë, e detyrojtërhiqet. E shtynë armikun. E shtynë thellëpyll.
4. E kaloj poshtë, e gëlltit; e përcjell me zor. Mezi e shtynin bukën me ca shëllirë.
5. E nxit dikëbëjë, të thotë a të mendojë diçka, i shtie ndër mend diçka. E shtynë shokët (prindërit, motrat). E shtyu kureshtja. I shtynë për kryengritje. I shtynëpajtohen. Të shtynpunosh (të kërkosh, të mendosh). Kushshtyu ta bësh këtë? Mos më shtyj ta them!
6. E lë për më vonë një punë; e zgjat afatin e përfundimitdiçkaje. E shtynë nisjen (mbledhjen, dasmën, lejen, afatin). I shtynë zgjedhjet (votimet). E shtyu pagesën (dërgimin, dorëzimin) e diçkaje. E shtyj një ditë (një javë, një muaj). Mos e shtyjkëtë punë! E shtyn nga ditaditë. E shtynë për të shtunën. E shtynë për ditën e moskurrit. iron. e shtynë pa afatcaktuar.
7. Kaloj kohënnjëfarë mënyre; jetojnjëfarë mënyre me vështirësi ekonomike a në gjendjerëndë shpirtërore; ia daljetoj. Shtynte ditëtvetmi. Sa për të shtyrë kohën. Mezi e shtynë atë vit. E shtymë si e shtymë edhe atë javë. Nuk do ta shtyjë gjatë.
Nuk e shtyn (nuk e shpie) më *gjatë (dikush). E shtyj me *gjoks (diçka). E shtyj (e shpoj) me *hosten (dikë). E shtyn *e liga (dikë). Një *tërhiq e një shty (diku). shtyn në *të përpjetë (dikush). Shtyn (shkrep, ngacmon) *urët (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.