Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTOJ vep., SHTÓVA, SHTÚAR kal. 1. Rrit numrin, i bëj më shumë sesa janë, shumoj; kund. pakësoj. Shtoj tufën (bagëtinë, gjënë e gjallë, lopët, kuajt, pulat, derrat).
2. Rrit vëllimin, zgjeroj sipërfaqen a zmadhoj sasinë e diçkaje, e bëj më të madh, më të gjatë a më të gjerë, e zmadhoj; kund. zvogëloj. Shtojmë tokat e bukës. Shtojmë prodhimin. I shtoi kursimet (shpenzimet). I shtuan një kat (një krah, dy dhoma) shtëpisë. Shtoj çarçafin (fustanin). Na shtuan punë.
3. Them a shkruaj diçka për të plotësuar atë që kam thënë a kam shkruar më parë. Shtoj dy radhë (një paragraf, një kapitull). Shtoj disa fjalë. S'kam gjë për të shtuar. Dua të shtoj se...
4. E bëj më të fortë, e përforcoj, e rrit (një veprim, një ndjenjë, një veti a një cilësi). Shtoj shpejtësinë. Ia shton bukurinë. Na e shton gëzimin (lumturinë, hidhërimin, dashurinë). Na e shton besimin. E shton veprimtarinë (ndikimin). Shtojmë aftësinë luftarake (fuqinë mbrojtëse). Shtojnë lavdinë e kësaj take.
5. I zmadhoj e i zbukuroj ato që kam dëgjuar a kam parë, duke shpikur nga vetja hollësira të paqena; zmadhoj. E ka zakon t'i shtojë gjërat. Mos shto!
6. jokal. Bëhem më i rëndë në peshë, vë mish, shëndoshem. Shton në peshë. Ka shtuar tri kile. Nuk shton fare. Shton nga pak.
7. jokal. I rritet vëllimi a fryhet duke zier. Orizi i vendit shton shumë. Shtojnë makaronat (fasulet).
♦ I shton nga *xhepi (dikush).
SHTÚARA ndajf. krahin. Me këmbë. Rri (qëndron) shtuara. U ngrit shtuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë