Fjalori
SHTRESË

SHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. sh. Dyshek a rrobë tjetërshtrojmë poshtë për të fjetur; qilim, shkorsë a diçka tjetërshtrojmë për të ndenjur a për të zbukuruar dhomën. Shtresa e mbulesa. Ngre (shkund) shtresat.
2. Kashtë, gjethe, fier etj. që u shtrohet bagëtive për të ndenjur ngrohtë e pastër dhe për të shtuar plehun; shtrojë. U vë shtresë lopëve.
3. Lëndë e shtrirë, me sipërfaqegjerë dhe me trashësindryshme, që është e shtruar mbi diçka, mbulon diçka, është si pjesë e diçkaje ose qëndron midis dy sipërfaqesh, duke u puqur me to. Shtresë e hollë (e trashë). Shtresë e butë (e fortë). Shtresa e parë (e dytë, e tretë...). Shtresa e sipërme (e poshtme). Shtresa e brendshme (e jashtme, e mesme). Shtresat e lartaatmosferës. Shtresa e sipërme e rrugës. Shtresa pjellore e tokës. Shtresë bore (akulli). Shtresë pluhuri. Shtresë metali (ari, argjendi, gome). Shtresë betoni (suvaje). Shtresë dheu (plehu, rëre, zhavorri, gurësh, druri). Shtresë dylli. Shtresë gjalpi (dhjami, kremi). Shtresa e bojës (e gëlqeres).
4. gjeol. Masë shkëmbi, minerali a lënde tjetër, me përbërje pak a shumënjëjtë e me trashësindryshme, që shtrihet si një brez i gjerë ndërmjet lëndështjerakoren e tokës. Shtresë gjeologjike. Shtresë e pjerrët (horizontale). Shtresapasura. Shtresa hekuri (gjipsi, qymyri). U zbuluan shtresareja.
5. Pjesë e një klase shoqërore ose grup njerëzish me gjendje shoqërorenjëjtë, që kanë po atë nivel jetese e shkallë kulture dhe pikëpamje pak a shumënjëjta; grup shoqëror. Shtresë shoqërore. Shtresat e gjerapopullit. Shtresat e ulëta (e larta). Shtresë e varfër (e mesme, e pasur). Shtresë e privilegjuar. Njeri i shtresës. bised. njeri me prejardhje nga shtresat e varfrashoqërisë shqiptare përpara Çlirimit, që u lidhën me Luftën Nacional-Çlirimtare dhe me pushtetin popullor.
6. arkeol. Brez tokethellësi, që përmban sende të një periudhecaktuar historike. Shtresë kulturore. Shtresë homogjene (e përzier).
7. gjuh. Grup fjalëshpërbërjen e fjalorit të një gjuhe a të disa gjuhëve, që kanë veçoripërbashkëta stilistike, prejardhjenjëjtë etj. Shtresë leksikore (stilistike). Shtresa indoevropiane.
Hedh një shtresë (një *brez).


Rezultate të ngjashme

SHTRESËHÓLLË mb., gjeol. Që është si një shtresë e hollë; kund. shtresëtrashë. Gëlqerorë shtresëhollë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shtresim. 2. spec. Të qenët shtresa-shtresa, përbërja prej shtresash; mënyra e vendosjes së këtyre shtresave. Shtresëzim i pjerrët (i kryqëzuar, par…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHTRESËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u) vetv., vet. v. III Shtresohet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtresoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESËZÚAR (i, e) mb., gjeol. Që e ka ndërtimin shtresa-shtresa; shtresor. Gëlqeror i shtresëzuar. Xeheror i shtresëzuar. Shkëmbinj të shtresëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shtresoj diçka ose kur shtresohet. Shtresimi i lëndëve. Shtresimi i leksikut.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesa e poshtme e shtëpisë që shtrohet me gurë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHTRES/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shtrohet shtresa-shtresa; vendoset si shtresë mbi një tjetër. Shtresohet dhjami. 2. pës. e SHTRESÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtroj diçka shtresa-shtresa; vendos një shtresë mbi një tjetër. Shtreson pleh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRESÓR,~E mb. Që është i ndërtuar prej shtresash të vendosura njëra mbi tjetrën, që është shtresa-shtresa; i shtresëzuar. Re shtresore. Toka (minerale) shtresore. Strukturë shtre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.