Fjalori
SHTRËNGOJ

SHTRËNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrok dikë a diçka dhe e mbaj me forcë; e shtyp duke e pushtuar ngagjitha anët a duke e ngjeshur pas diçkaje; afroj pranë njëri-tjetrit dy a më shumë sende ose pjesë të një sendi dhe i ngjesh a i shtyp. Shtrëngoj dhëmbët (nofullat, buzët, sytë). Shtrënguan duart. I shtrëngoi dorën. Shtrëngoj grushtet. Shtrëngoj armën (pushkën). Mos e shtrëngo penën (lapsin)! E shtrëngoigjoks (në gji). E shtrëngoi në fyt. E shtrëngoi me krahë (me dhëmbë). E shtrëngoi pas murit. E shtrëngoj fort.
2. E tërheq diçka duke e bërë më të ngushtë, e ngushtoj me forcë; e lidh fort, e mbledh, e ngjesh a e tkurr diçka duke tërhequr fort një fill, një rrip, një litar etj., që ia kam shkuar përreth; mbledh, tkurr (muskujt etj.); kund. liroj. Shtrëngoj rripin (pantallonat). Shtrëngoj mesin (belin). Shtrëngoj kokën (ballin) me shami. Shtrëngoi lakun (nyjën). Shtrëngoi (frerin kapistrën, litarin, nënbarken, rripin). Shtrëngoj dengun (duajt e grurit). Shtrëngoj muskujt. Shtrëngoj me tel.
3. E rrotulloj diçka për ta vidhosur derifund që të zërë vend mirë e të mos lëvizë; e mbërthejfort diçkavendin e vet me dorë a me një mjet; kund. liroj. Shtrëngoj vidhën. Shtrëngoj bravën (dorezën). Shtrëngoj me dorë (me darë).
4. vet. v. III, fig. Bëhet më e fortë a më e mprehtë, më ngacmon shumë, s’më lë të qetë; ndiej nevojëngutshmedal jashtë. E ka shtrënguar uria. Më shtrëngoi reumatizmi (rrufa, kolla). E shtrëngoi ujët e hollë.
5.rri e ngushtë e më vret pak (për këpucët, veshjet etj.). shtrëngojnë këpucët. Më shtrëngojnë mëngët. Më shtrëngon xhaketa te sqetullat.
6. E detyroj dikëveprojë në një mënyrëcaktuar kundër vullnetit e dëshirës së tij. E shtrëngoi skamja. E shtrënguan me dhunë. E shtrënguan, po nuk tregoi. E shtrënguanlargohej. Nuk e shtrëngoi njerinisej.
7. E ngjesh dikë duke u ulur pranë tij në një vendngushtë. Na shtrënguan shumë. Ectutje se na shtrëngove!
8. fig. I vë fre, e disiplinoj, e kufizojsjellje e në veprime. Shtrëngoji ca fëmijët!
9. jokal. Fillon e bëhet më i fortë, shtohet, rritet, dendësohet etj. Shtrëngoi vapa (të ftohtët). Shtrëngoi dimri. Shtrëngoi era (shiu, dëbora). Shtrëngoi puna u shtua puna shumë.
Shtrëngoj *brezin. Ia shtrëngoi *çivitë (dikujt) bised. Ia shtrëngoi *darën (darët) (dikujt). Ia shtrëngoi (ia mblodhi) *dizgjinët (dikujt). E shtrëngoj *dorën. I shtrëngoj *dorën (dikujt). Shtrëngoj *dhëmbët. Ia shtrëngon *dhëmbët (dikujt). Ia shtrëngoi (ia mblodhi) *frerin (dikujt). Shtrëngon *grushtet (dikush). Ia shtrëngoi *hallkën (dikujt). Ia shtrëngoi *kapistrën (kapistallin) (dikujt). Nuk e ka shtrënguar (nuk e ka vrarë) *këpuca (opinga) (dikë). Ia shtrëngoi *lakun (dikujt). Nuk e ka shtrënguar (nuk e ka vrarë) opinga (*këpuca) (dikë). Ia shtrëngoi *palldëmin (dikujt). Shtrëngoi *puna. Ia shtrëngoi *qinglën (dikujt). Shtrëngoj (ngjesh) *radhët. Ia shtrëngoi (ia mblodhi) *retrat (dikujt). I shtrëngoi *rrathët (dikush). Ia shtrëngoi *rrathët (dikujt). Ia shtrëngoi (ia mblodhi) *rripat (rripin) (dikujt). Shtrëngoj *rripin. Shtrëngoj *rripat. Më shtrëngoi *veza. Ia shtrëngoj *vidhat (burgjitë) (dikujt).


Rezultate të ngjashme

SHTRËNGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shi i rrëmbyer, me erë të furishme, me shkreptima e me bubullima, që fillon menjëherë e zakonisht nuk zgjat shumë; stuhi; furtunë. Shtrëngatë e mad…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Shtrëngesë ekonomike. Kishte vënë shtrëngesë të madhe. Ç'shtrëngesë e shtyri? 2. Të qenët shtrënguar a ngjeshur. Nuk lëviznin dot nga shtrën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Iu gjend në shtrëngicë. I bëri ballë shtrëngicës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shtrëngoj diçka ose kur shtrëngohem. Shtrëngime duarsh. Shtrëngimet e muskujve. Shtrëngim në zemër. 2. Detyrimi që i bëhet dikujt për të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHTRËNG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem e ngjishem pas dikujt a pas diçkaje, afrohem shumë te dikush a te diçka; pushtoj fort dikë a diçka duke iu ngjeshur pas, i af…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÓNJË,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Shtara e bardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÚAR (i, e) mb. 1. Që është rrokur fort nga të gjitha anët; që është ngjeshur me forcë pas një tjetri a pas diçkaje, që është shtrënguar. Me dhëmbë të shtrënguar. Me nofulla …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÚAR ndajf. 1. Duke e rrokur fort nga të gjitha anët ose duke e ngjeshur fort pas dikujt a pas diçkaje, duke e shtrënguar. Me grushtet (me dhëmbët) shtrënguar. E mbaj shtrëng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGÚES,~E mb. 1. Që shërben për të shtrënguar me forcë diçka. Makinë shtrënguese. Vidhë shtrënguese. Rrip (zinxhir) shtrëngues. 2. Që ndihet si shtrëngim, që të duket sikur të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTRËNGËL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Dredhka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.