Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTRËNGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shtrëngoj diçka ose kur shtrëngohem. Shtrëngime duarsh. Shtrëngimet e muskujve. Shtrëngim në zemër.
2. Detyrimi që i bëhet dikujt për të bërë diçka kundër vullnetit e dëshirës së tij ose për të vepruar në një mënyrë të caktuar, shtrëngesë. Me (pa) shtrëngim. Shtrëngim për martesë. I bëri shtrëngim dikujt. E kishin vënë popullin në shtrëngim të madh.
3. drejt. Përdorimi i mjeteve të detyrimit nga ana e organeve shtetërore ndaj njerëzve që u kundërvihen ligjeve; dhunë. Shtrëngim shtetëror. Masa shtrëngimi.
4. Nevojë e madhe a rrethana të tjera që të detyrojnë të bësh diçka, hall; nxitim, ngut; gjendje e vështirë ekonomike, shtrëngesë, ngushticë. Në ditë shtrëngimi. Jetë me shtrëngime. Isha në shtrëngim të madh. Ç’shtrëngim ke?
5. Disiplinë e rreptë, kufizime të forta që i vihen dikujt në sjelljen e në veprimet e tij. E mbante me shtrëngim.
♦I jep shtrëngim vetes përpiqet, mundohet shumë për të bërë diçka.
SHTRËNGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shi i rrëmbyer, me erë të furishme, me shkreptima e me bubullima, që fillon menjëherë e zakonisht nuk zgjat shumë; stuhi; furtunë. Shtrëngatë e mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Shtrëngesë ekonomike. Kishte vënë shtrëngesë të madhe. Ç'shtrëngesë e shtyri? 2. Të qenët shtrënguar a ngjeshur. Nuk lëviznin dot nga shtrën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Iu gjend në shtrëngicë. I bëri ballë shtrëngicës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHTRËNG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem e ngjishem pas dikujt a pas diçkaje, afrohem shumë te dikush a te diçka; pushtoj fort dikë a diçka duke iu ngjeshur pas, i af…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrok dikë a diçka dhe e mbaj me forcë; e shtyp duke e pushtuar nga të gjitha anët a duke e ngjeshur pas diçkaje; afroj pranë njëri-tjetrit dy …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÓNJË,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Shtara e bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÚAR (i, e) mb. 1. Që është rrokur fort nga të gjitha anët; që është ngjeshur me forcë pas një tjetri a pas diçkaje, që është shtrënguar. Me dhëmbë të shtrënguar. Me nofulla …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÚAR ndajf. 1. Duke e rrokur fort nga të gjitha anët ose duke e ngjeshur fort pas dikujt a pas diçkaje, duke e shtrënguar. Me grushtet (me dhëmbët) shtrënguar. E mbaj shtrëng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGÚES,~E mb. 1. Që shërben për të shtrënguar me forcë diçka. Makinë shtrënguese. Vidhë shtrënguese. Rrip (zinxhir) shtrëngues. 2. Që ndihet si shtrëngim, që të duket sikur të …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTRËNGËL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Dredhka.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë