Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTER vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Pakësohet shumë a mbarohet fare (uji i një rrjedhe a i një pusi etj.); thahet. Shteri lumi (përroi, pusi). Shteri uji. Qau sa i shterën lotët qau shumë sa iu sosën lotët Nuk shteret deti me lugë. (fj. u.).
2. edhe kal. Bëj që ta pakësojë shumë a ta presë fare qumështin; vet v. III i pakësohet a i ikën fare qumështi; e pakëson shumë a e pret qumështin. I shteri qumështi. Shterën dhitë. Dhentë e shterën qumështin. E shteri lopën se s'di ta mjelë.
3. edhe kal. E vë të ziejë edhe më që t'i pakësohet lëngu; vet. v. III avullohet lëngu, e pi lëngun duke zier. Shteri gjella në zjarr. Shtere dhe ca, se ka shumë lëng.
4. fig., vet. v. III Mbaron, s'mbetet fare, humbet krejt, merr fund. Po i shter drita e syrit. I kanë shterur sytë. Nuk i shter kurrë gëzimi (besimi). Nuk u shterin forcat (fuqitë). Shteri dashuria e tyre.
5. fig., kal. Ia merr të gjitha fuqitë, e shkreh, e rraskapit. E shteri puna e tepërt. Ia shteri fuqitë sëmundja.
♦ *Më shterën (më shteruan, m’u thanë) *sytë. I kanë shteruar (i janë tharë) *trutë (dikujt) përb.
SHTERÚAR (i, e) mb. 1. I shterur. 2. fig. Që është çuar deri në fund, që është zgjidhur përfundimisht pa mbetur gjë e patrajtuar a e pasqaruar; që është trajtuar nga të gjitha anët…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTERÚES,~E mb., libr. Që e çon deri në fund, që e zgjidh përfundimisht pa lënë gjë të patrajtuar a të pasqaruar; që e trajton nga të gjitha anët dhe në thellësi; që përmbledh e pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTERÚESHËM ndajf., libr. Në mënyrë shteruese. E trajtoi (e gjurmoi) shterueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë