Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTEGTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merr një rrugë të gjatë, ai që shkon, zakonisht me këmbë a me kafshë, nga një vend në një tjetër; ai që është gjithnjë në udhëtim. I priti shtegtarët me bujari. Jetë shtegtari.
2. vjet. Tregtar i vogël shëtitës, matrapaz që shiste ose shkëmbente plaçka a mallra të ndryshme.
SHTEGTÁR,~E mb. 1. Që nuk ka një vendbanim të përhershëm, që nuk është i ngulur në një vend, që shtegton gjithnjë nga një vend në një tjetër; që nuk qëndron gjithnjë në një vend, po shkon nga një vend në një tjetër (zakonisht me këmbë a me kafshë); që është gjithnjë në udhëtim. Fise shtegtare. Jetë shtegtare. Barinj shtegtare. Blegtori shtegtare. Zanatçinj shtegtare. Mjek shtegtar. Poet shtegtar.
2. Që largohen në vjeshtë për të shkuar në vende të ngrohta dhe kthehen përsëri në pranverë (për shpendët). Shpendët (zogjtë) shtegtarë.
SHTEGTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merr një rrugë të gjatë, ai që shkon, zakonisht me këmbë a me kafshë, nga një vend në një tjetër; ai që është gjithnjë në udhëtim. I priti shteg…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTÁR,~E mb. 1. Që nuk ka një vendbanim të përhershëm, që nuk është i ngulur në një vend, që shtegton gjithnjë nga një vend në një tjetër; që nuk qëndron gjithnjë në një vend, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dhembje në trup që nuk e ndiejmë gjithnjë në një vend, po herë këtu, herë atje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTH,~I m. Shtegu i flokëve. Ia prishi era shtegthin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTÍ,~A f. Shtegtim; shtegtari.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shtegtoj ose kur shtegtohet. Shtegtime të gjata (stinore). Shtegtimi pranveror (veror). Shtegtimi i dhenve (i bletëve). Shtegtimi i dallëndys…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Bëj udhë të gjatë, zakonisht me këmbë a me kafshë; udhëtoj në vende të huaja. Ka shtegtuar shumë. 2. Shkoj vazhdimisht nga një vend në një vend…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTEGTÚES,~E mb. Shtegtar. Popullsi shtegtuese. Peshq (shpendë) shtegtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë