Fjalori
SHTATË

SHTÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shifra shtatë (7). Shkruaj shtatën. Shtatës shtoji dy. Shumëzo dy shtata. Heq katër nga shtata.

2. Masa, sasia ose koha që shënohet me këtë shifër. - Sa vjeç je? – I mbusha shtatë. - Sa mollë të duhen? – Më jep shtatë. Takohemi në shtatë, jo më vonë.

3. Dikush a diçka që shënohet me shifrën shtatë. Shtata spathi (në letra). Shtata ishte mesfushor mirë (sport.). Hyn si shtata spathi (fig.) njeri që përfshihet vend e pa vend.

4. Nota shtatë (7) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë, që tregon një nivel mesatar të arritjeve. U vlerësua me notën shtatë. I doli mesatarja shtatë. Ishte mbushur me shtata.

SHTATË

SHTÁTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas gjashtës dhe që shënon një sasi të barabartë me gjashtë edhe një. Shtatë veta (lisa, vende). Botoi shtatë libra. Shtatë notat muzikore. Shtatë ngjyrat e ylberit. Treni niset në shtatë pa pesë. Fjalë me shtatë kuptime. Prej më shumë se shtatë dekadash. Kishte pirë shtatë gota. I kaloi shtatë kilet. Fliste shtatë gjuhë. Shtatë muaj (vjet). Shtatë herë shtatë. Shtatë të dhjetat. E ndarë në shtatë pjesë. E pjesëtoj me shtatë. Mat shtatë (tri, dhjetë) herë e pre një herë! (fj. u.) mendohu shumë mirë para se të bësh një punë a veprim.

2. Numër i shenjtë në disa fe dhe qytetërime të ndryshme. Shtatë mëkatet. Shtatë gjynahet.

3. përmb. SHTÁTË (të) m. dhe SHTATA (të) f. Shtatë së bashku a shatë menjëherë. Ata të shtatë ecnin në një ritëm. Dolën të shtata studentet. I lexova të shtatë vëllimet. Të shtatë fakultetet dolën me një komunikim publik.

I bie *ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). Ka rënë nga shtatë *degët (dikush). *Java shtatë e ai tetë. E ka fytyrën shtatë *hektarë (dikush) tall. Ka shtatë palë *gjuhë (dikush). Merr shtatë e prish tetë (dikush) harxhon përtej mundësive, është prishanik i madh, më shumë prish se fiton. Mat shtatë *herë e pret një herë (dikush). Ia qiti shtatë *kute (dikujt). I shkojnë (i venë) shtatë (tetë) (dikujt) tall. vulg. ka shumë frikë, është frikacak i madh, s’ia mban; i venë pesë e pesë; i ka hyrë lepuri (në bark). Është për shtatë palë *qejfe (diçka). shkuan shtatë palë *djersë. Shtatë *pëllëmbë në (mbi) kurriz. Me shtatë *zemra. Të vrasësh shtatë është e pamundur ta gjesh diçka, sadopërpiqesh; nuk ka fare. E zunë shtatë palë *ethe (dikë).

SHTATË

SHTÁTË (i, e) mb. Që i përgjigjet numrit shtatë në një vargpandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj.; që vjen menjëherë pas të gjashtit. Rreshti i shtatë. Kapitulli i shtatë. Vargu i shtatë. Dita e shtatë. Muaji (viti) i shtatë. Klasa e shtatë. Neni i shtatë. Djali i shtatë i familjes.

Në *qiellin e shtatë shumë i lumtur.

SHTATË

SHTÁTË,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Dikush a një send i renditur a i vënë në vendin e shtatë. Doli i shtati në garë. U rendit i shtati.

SHTATË

SHTÁTË,~A (e) f. sh. ~, ~AT (të) 1. Dikush a diçka e renditur a e vënë në vendin e shtatë. E shtata A. E shtata sipas përqindjes botërore. Ishte e shtata këngë që kishte kompozuar.

2. Një nga të shtatë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e shtata. Katër të shtatat.

3. bised., vet. nj. Dita e shtatë e një lehone.


Rezultate të ngjashme

SHTATËDHJÉTA,~T (të) f. vet. sh. Periudhë prej shtatëdhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të shtatëdhjetat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËDHJÉTË num. 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatë dhjeta, gjashtëdhjetë edhe dhjetë. Shtatëdhjetë veta. Trajnimi zgjati shtatëdhjetë ditë. Shtatëdhjetë rreshta. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËDHJÉTË (i, e) mb. Që i përgjigjet numrit shtatëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e shtatëdhjetë. Mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËDHJÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Dikush a diçka e renditur a e vënë në vendin e shtatëdhjetë. U rendit e shtatëdhjeta. E shtatëdhjeta këngëtare në garë.2. Një nga të sht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËDITÓR,~E mb. 1. Që ka zgjatur shtatë ditë rresht; që ka afat shatë ditë. Afat shtatëditor. Dietë shtatëditore. Agjërim shtatëditor.2. si em m., ~I sh. ~Ë, ~ËT Njësi kohe e nd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËDÍTËSH,~E mb. 1. Shtatëditor. Foshnjë shtatëditëshe. Kurë shtatëditëshe. Bojkot shtatëditësh. 2. si em m., ~I sh. ~A, ~AT Periudhë shtatë ditore. Shtatëditëshi i pushimit i m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËFÁZËSH,~E mb. Që bëhet në shtatë faza, që zgjat shtatëfaza. Konkurs shtatëfazësh. Lyerje shtatëfazëshe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËFÍSH,~I m., vet. nj. Sasi, përmasë a vlerë shtatë herë më e madhe se një tjetër që merret si bazë. Shtatëfishi i treshit. Shtatëfishi i gjerësisë. Shtatëfishi i popullsisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËFÍSH ndajf. Shtatë herë më shumë. Numri u rrit shtatëfish. E rriti dozën shtatëfish.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHTATËQÍND num. them. 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatë here njëqind. Shtatëqind veta. Shtatëqind hektarë. Shtatëqind vjet. Shtatëqind faqe. 2. si num. rresht. I s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.