Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTANG vep., ~A, ~UR jokal. Mbetem në vend si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj., ngrij; kal. e bëj dikë të shtangët. Shtangu në vend. Shtangu nga habia (nga frika). Shtangu një copë herë. Zëri i t'et e shtangu në vend.
♦Mbeta shtang ngriva në vend, s’dija ç’të bëja; shtanga nga frika, nga çudia etj.
SHTANG,~U m. 1. Maja e shigjetës a e heshtës. Shtangu i shigjetës. 2. vjet. Çmimi i prerë i një malli që nxirrej në treg. I vuri shtangun okës së misrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTANG vep., ~A, ~UR jokal. Mbetem në vend si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj., ngrij; kal. e bëj dikë të shtangët. Shtangu në vend. Shtangu nga habia (nga frika). Shtang…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTANG ndajf. Si i ngrirë, si i ngurosur (nga habia, nga frika etj.). Mbeti shtang. Na la shtang.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHTÁNG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbetem në vend si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj., shtang, mbetem shtang, ngrij. U shtang kur e pa.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. dhe kal. Shtang.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTANGÚAR (i, e) mb. I shtangur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTÁNGUR (i, e) mb. Që është si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj. Mbeti si i shtangur. Rri (qëndron) si i shtangur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTÁNG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. tek. Gyp prej metali që përdoret në shpimet me sondë. Nxjerr shtangat nga pusi. Ngeci (u bllokua) shtanga. 2. sport. Vegël që përdoret në garën e ngr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTANGËSÍ,~A f., libr. Të qenët i shtangët, gjendja kur dikush a diçka është shtangur; ngurosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTÁNGËT (i, e) mb. 1. Që është si i ngrirë a si i ngurosur (nga habia, nga frika etj.); që nuk lëviz, që nuk merr pjesë në jetë, i ngrirë. Mbeti (rri) si i shtangët. 2. Që mbetet …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë