Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHTËPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ndërtesë për të banuar (zakonisht për një familje a për familje të një gjaku); banesë; apartament ku banon një familje. Shtëpi e madhe (përdhese, dykatës…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPÍ-MUZÉ,~A-MUZÉ f. sh. MUZÉ,~TË-MUZÉ Shtëpi që lidhet me ndonjë ngjarje a figurë historike, me jetën e ndonjë njeriu të shquar etj. dhe që është kthyer në muze për ta përkujtua…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. I zoti i shtëpisë, kryefamiljari.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁK,~E mb. 1. Që i përket shtëpisë, i shtëpisë; që përdoret në shtëpi. Punët shtëpiake. Ekonomia shtëpiake lëndë mësimore, nëpërmjet së cilës nxënësit mësojnë punët e shtëpisë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua që mbarështon e qeveris shtëpinë, amvisë. Shtëpiake e mirë (e zonja). Këshilla për shtëpiaket.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁKËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shtëpiar. 2. kryes. sh. vjet. Banorët. Shtëpiakësit e qytetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i familjes, secili nga njerëzit e shtëpisë. Mblodhi shtëpiarët e tij. Kujdesej për shtëpiarët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIÁR,~E mb. Shtëpiak4,5. Djalin e ka shtëpiar. Më parë ka qenë shtëpiare.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPÍASH ndajf. Duke luajtur me fëmijë të tjerë, duke ngritur një shtëpi me shkopinj, me gjethe etj. dhe duke u bërë njëri si baba, njëri si nënë, të tjerët si fëmijët e tyre etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIPRÍSHUR mb. 1. Që është shumë i varfër, që s'ka shtëpi as katandi. Mbetën shtëpiprishur. 2. Që nuk kujdeset për shtëpinë, po i prish andej-këtej ato që fiton. 3. si em. Sipas…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHTËPIPRÍSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që prish paratë e pasurinë e familjes së vet dhe e shkatërron këtë ekonomikisht, plëngprishës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë