Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHQYRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E këqyr diçka vetë a bashkë me të tjerë me shumë kujdes, me hollësi dhe nga të gjitha anët për të formuar një mendim të përpiktë, për të bërë një vlerësim të drejte a për të marrë një vendim. Shqyrtoj materialin (dosjen). Shqyrtoj projektin (propozimet). Shqyrtoj gjendjen. Shqyrtoj një çështje (një problem). E shqyrtuan në kryesi (në këshillin popullor, në këshillin shkencor, në redaksi, në komision).
SHQYRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shqyrtoj diçka ose kur shqyrtohet. Shqyrtim kritik (i thellë). Shqyrtimi i akteve (i lutjeve, i letrave, i ankesave). Marr në shqyrtim. Paraq…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHQYRT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SHQYRTÓJ. U shqyrtua në komision.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHQYRTÚES,~E mb. Që përpiqet të hetojë a të zbulojë diçka, hetues. Vështrim (sy) shqyrtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë