Fjalori
SHQIPTARE

SHQIPTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Shqipërisë etnike ose ajo që e ka prejardhjen nga Shqipëria etnike; pjesëtare e kombit shqiptar. Shqiptare nga Shqipëria. Shqiptaret e Kosovës. Disa shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Shqiptaret e diasporës. Fituan shqiptarët. Shqiptarët kanë luftuar gjithnjë krahas burrave e vëllezërve të tyre. Shqiptare e suksesshme.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHQIPTAR
SHQIPTAR

SHQIPTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Shqipërisë etnike ose ai që e ka prejardhjen nga Shqipëria etnike; pjesëtar i kombit shqiptar; arbër. Shqiptar nga Shqipëria. Shqiptarët e Kosovës. Disa shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e diasporës. Shqiptar i vërtetë. Identiteti i shqiptarit. Shqiptarët emigrantë. Besa (fjala) e shqiptarit. Nderi (karakteri) i shqiptarit. Trimëria (bujaria, mikpritja) e shqiptarëve. Mençuria e shqiptarit. Betejat e shqiptarëve për liri e pavarësi. Zëri i shqiptarëve.Sipërmarrja e shqiptarit. Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).

SHQIPTAR

SHQIPTÁR,~E mb. 1. Që lidhet me Shqipërinë ose me shqiptarët, që është karakteristik për Shqipërinë ose për shqiptarët, i Shqipërisë ose i shqiptarëve; arbëror; kund. antishqiptar. Shteti shqiptar. Shtetas shqiptar. Shtetësia shqiptare. Qytetet shqiptare. Natyra shqiptare. Bregdeti shqiptar. Gratë (vajzat) shqiptare. Fëmijët shqiptarë. Rinia shqiptare. Familja shqiptare. Populli shqiptar. Viset (trojet, tokat) shqiptare. Qytetërimi shqiptar. Gjeniu shqiptar.

2. Që është krijuar nga shqiptarët. Kultura (letërsia, muzika) shqiptare. Arti (folklori) shqiptar. Veshje kombëtare (këngë, valle) shqiptare. Kinematografia shqiptare. Mendësia shqiptare. Shkenca shqiptare. Sporti shqiptar. Bota shqiptare. Mikpritja (bujaria, besa) shqiptare. Traditat (zakonet) shqiptare. Ushqimet shqiptare. Emër shqiptar. Markë shqiptare. Diaspora shqiptare.


Rezultate të ngjashme

SHQIPTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Shqipërisë etnike ose ai që e ka prejardhjen nga Shqipëria etnike; pjesëtar i kombit shqiptar; arbër. Shqiptar nga Shqipëria. Shqiptarët e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÁR,~E mb. 1. Që lidhet me Shqipërinë ose me shqiptarët, që është karakteristik për Shqipërinë ose për shqiptarët, i Shqipërisë ose i shqiptarëve; arbëror; kund. antishqiptar.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTARÍ,~A f. 1. përmb. Tërësia e shqiptarëve kudo që janë, populli shqiptar. U ngrit në këmbë gjithë shqiptaria. Talente nga mbarë shqiptaria. Lum shqiptaria që e ka...!2. Ndjen…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Akti i shqiptimit me zë i një tingulli, fjale etj. Shqiptimi i një rrokjeje (i një fjale). Shqiptimi i një vendimi. 2. gjuh. Mënyra si shqiptohen ting…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Artikuloj tingujt e një gjuhe me anë të aparatit të të folurit, them me zë një tingull, një rrokje a një fjalë; nyjëtoj. Shqiptoj një tingu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fjalë e qartë dhe e shkurtër; shkurtore. I tregoi shkiptoren.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÚAR (i, e) mb. 1. gjuh. Që është artikuluar me anë të organeve të të folurit; i nyjëtuar. Tingull i shqiptuar. Fjalë e shqiptuar saktë. Thëniet e shqiptuara.2. Që është i shp…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÚAR,~I (i) m. sh. ~A, ~AT (të) 1. Tingull, fjalë etj. që është artikuluar me anë të organeve të të folurit.2. vet. nj. Shqiptimi. Trajta të të shqiptuarit. Të shqiptuarit e k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Zanore, fjalë, fjali etj. që është artikuluar me anë të organeve të të folurit.2. vet. nj. Mënyrë e shqiptimit. Çalonte nga e shqiptuara. Të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHQIPTÚAR,~IT (të) as. Shqiptim. Të shqiptuarit ndryshe. Zhvillimi i të shqiptuarit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.