Fjalori
SHQIMËT

SHQÍMËT (i, e) mb. 1. Që është i shkretë; i mjerë, i shuar. Burrë i shqimët. Moshë e shqimët.

2. Që është i plotë; tërësor, i tërësishëm. Mëri e shqimët. Rrafshim i shqimët.

Sin.: i mjerë, i shuar, fatkeq, i plotë, tërësor, i tërësishëm.

SHQIMËT

SHQÍMËT,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i shkretë; i mjeri, i shuari. I shqimëti ai! U ngjallte keqardhje i shqimëti.

Sin.: i shkreti, i mjeri, i shuari.

SHQIMËT

SHQÍMËT,~A (e) f. sh. ~, ~AT (të) Ajo që është e shkretë; e mjera, e shuara. Humbi e shqimëta! Nga u zhduk ajo e shqimëta!

Sin.: e shkreta, e mjera, e shuara.

SHQIMËT

SHQÍMËT ndajf. Plotësisht, krejt, fare. Fasulet u zien shqimët.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHQIM
SHQIM

SHQIM,~II m. 1. vjet. Dallim, ndryshim. Pa shqim race e gjuhe.

Shqimi i një emri.

2. gjuh. Shquarja e emrit.

SHQIM

SHQIM,~III m. sh. ~E, ~ET Prag i derës. E priti në shqim të portës.

Sin.: shkim, shqimth.

SHQIM

SHQIM vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të mos ndriçojë a të mos digjet më; shuaj, fik. Shqim dritën (llambën). Shqim zjarrin. Shqim gëlqeren.

2. fig. Bëj që ta zhduk fare; shfaros, shuaj. E shqimën hasmin. I shqimën insektet e dëmshme. Ia shqimi derën ia fiku derën ia shoi pragun.

Sin.: shuaj, fik, shfaros, faroj, asgjësoj.

SHQIM

SHQIM ndajf. Në mënyrë të plotë; fare, plotësisht. I mërzitur shqim. E tha shqim. E ka besuar shqim. Mbeti shqim. Ia prishi lulet shqim.

Sin.: krejt, fare; plotësisht, tërësisht.


Rezultate të ngjashme

SHQÍMËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Një pjesë e prerë a e shkëputur nga diçka, copë e vogël; një copë letër. Një shqimëz hëne.2. Copë e vogël dhe e hollë prej druri; ashkël. Shkimëz druri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.