Fjalori
SHQEPJE

SHQÉPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. E çarë, vend i shqepur. Arnoj shqepjet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHQEP
SHQEP

SHQEP vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap një të qepur, duke prerë a duke këputur perin; ndaj a shkëput njërën nga tjetra pjesët e qepura të një veshjeje; kund. qep. Shqep këmishën (pallton, jastëkun). Shqep mëngën (jakën, xhepin).
2. Shkul nga vendi; zbërthej; shemb, shkëput e rrëzoj. Shqep dërrasat e dyshemesë. Mos e shqep parmakun! Shqep shkëmbinj nga mali.
3. fig. Ndaj me forcë, shkëput, largoj. S'e shqep gjë prej saj.
4. përf., vet. v. III E bën copë-copë, e shqyen, e çan (për egërsirat). E shqepi ujku kaun (delen).
5. bised., përf. Ha duke e zhvatur; ha gjerfund (për mishin). Po shqepte një kofshë qengji. E shqepi pulën.
6. fig., bised., përf. E rrah fort dikë, e shemb; e mund keqas (në një ndeshje sportive a në një lojë tjetër). E shqepi në dru (në hu). E shqepi me grushte. E shqepirrahuri. Në futboll i shqepën.
7. fig., bised. Ngop, dend. shqep me gënjeshtra.
8. krahin. Shpërndaj; përhap. U shqep cigare miqve. I shqepën nëpër çeta. Shqep plehunarë.
Qep një *pëllëmbë e shqep një pash (dikush). *Qep e shqep (dikush). E shqepi (e shtroi, e zhdëpi, e ngordhi) në *dru (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.