Fjalori
SHQEME

SHQÉM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Rhus coriaria) Shkurre gjetherënëse që rritet deri në një pemë të vogël, që rritet në Evropën Jugore dhe Azinë Perëndimore, lënda që nxirret nga gjethet e nga lëkura e kësaj bime përdoret për të regjur lëkurët, ndërsa frutat e kuqërremta të thata përdoren si erëz në ushqime, si ilaç popullor, por edhe në kozmetikë; sumak, tumak. Grumbullimi i shqemes. Ekstrakti i shqemes.

2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta të llojeve të ndryshme të kësaj bime apo të afërta me të. Shqemja e Amerikës (lat. Rhus typhina) bimë e vendeve në Amerikën Veriore e Amerikën Lindore, në Kanada, por kultivohet gjerësisht si bimë zbukuruese në të gjitha vendet me klimë të butë. Shqemja e lëmuar (lat. Rhus glabra) shkurre gjetherënëse, me lëkurë të lëmuar e me gjethe të lëmuar dhe me lule të vogla të gjelbra që vinë e bëhen të kuqërremta.

Sin.: tumak, tabak, rrungla, shqemëz.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.