Fjalori
SHPUPURISHEM

SHPUPURÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III ngatërrohen flokët, më prishet krehja (për njerëzit); fryn puplat a pendët e zhgërryhet (për shpendët). Flokët i qenë shpupurishur. Po shpupurisheshin pulat. Përpushem. Ç'ka që po shpupurishet?
2. fig., vetv. Lëviz andej-këtej, tundem, përpiqem si e si ta bëjmirë një punë; nuk rri rehat. U shpupurishën që t'i pritnin miqtë sa më mirë. Shpupurishej si zorraprush.
3. pës. e SHPUPURÍSH.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHPUPURISH
SHPUPURISH

SHPUPURÍSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin që të zbulohet prushi, prushit. Shpupurish zjarrin.
2. vet. v. III Gërvisht e trazon tokën me këmbë, për të gjetur ndonjë krimb a gur të vogël etj., zhgurit (për shpendët). E shpupurishën pulat kopshtin.
3. Ngatërroj flokët, u prish të krehurën, shprish, gafrroj (për njerëzit); vet. v. III fryn puplat a pendët (për shpendët). Shpupurish flokët. Shpupurishin puplat.


Rezultate të ngjashme

SHPUPURÍSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin që të zbulohet prushi, prushit. Shpupurish zjarrin. 2. vet. v. III Gërvisht e trazon tokën me këmbë, për të gjetur ndonjë krimb a gu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPUPURÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur shpupurishet një shpend. U dëgjua një shpupurishje e lehtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPUPURÍSHUR (i, e) mb. Që u është prishur e krehura, që janë ngatërruar; i shprishur. Me flokë (me mjekër) të shpupurishur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPUPURÍT (SHPUPURÍS) vep., ~A, ~UR kal. Shpupurish.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHPUPURÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shpupurishem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPUPURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shpupurishje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPUPURÍTUR (i, e) mb. I shpupurishur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.