Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpronësoj diçka ose kur shpronësohem. Shpronësim i detyrueshëm (me dhunë, pa shpërblim, me shpërblim). Shpronësimi i fabrikave (i uzinave, i tokës, i mjeteve të prodhimit). Shpronësimi i pasurisë. Shpronësimi i kulakëve (i çifligarëve).
►SHPRONËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e SHPRONËSÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRONËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ua marr një pronë kundrejt shpërblimit për të ndërtuar një të mirë shoqërore. E shpronësuan.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRONËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë pronë e shtetit. Ndërtesë (shtëpi) e shpronësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRONËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpronëson dikë. Shpronësimi i shpronësuesve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRONËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shpronësohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë