Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shkrif lesh me duar dhe e bëj gati për ta tjerrë.
2. U prish të krehurën flokëve, i ngatërroj, i shpupurish. Ia shprishi flokët era.
3. Punoj tokën lehtë, i prish koren tokës. E shprishin tokën me çapë.
4. Punoj për herë të parë një tokë djerrë, hap tokë të re. I kanë shprishur djerrishtat.
5. krahin., edhe jokal. Shtie diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive diçka për të ngrënë në mëngjes. S'kemi shprishur ende. A i shprishe berrat?
✱Sin.: shkrif, shkath.
SHPRÍSHËT (i, e) mb., krahin. Kokëjashtë, me flokë të zbuluar; pa shami në kokë (për gratë). Doli i shprishet (e shprishët).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shkrif lesh me duar dhe e bëj gati për ta tjerrë. 2. U prish të krehurën flokëve, i ngatërroj, i shpupurish. Ia shprishi flokët era. 3. Punoj tokën le…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRISHALÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Krehër për të shprishur lesh a li.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPRÍSH/EM jovep., ~A, ~UR 1. vetv., vet. v. III Përhapet a shpërndahet andej-këtej; shpërbëhet, copëtohet. U shprishën si uji. U shprishën retë. U shprish një mbretëri (një princ…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shprishja e leshit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRÍSHUR (i, e) mb. 1. Që është shkrifur e është bërë gati për t'u tjerrë (për leshin). Lesh i shprishur. 2. Që u është prishur e krehura, që janë ngatërruar (për flokët), i shpup…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë