Fjalori
SHPRETKË

SHPRÉTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. 1. Organtrajtën e një gjuheanën e majtëzgavrësbarkut te njeriu dhe te kafshët kurrizore, që për bëhet prej një indibutë si sfungjer e me ngjyrëkuqeerrët dhemerr pjesëformimin e gjakut e në shkëmbimin e lëndëve; ky organ i disa kafshëvepërdoret si ushqim. Me shpretkëënjtur (të zmadhuar). Shpretkë e pjekur (e fërguar). Shpretkë e mbushur një lloj gjelle me shpretkë. Shpretkë lope (qengji). Zmadhimi i shpretkës. Ka shpretkën. (bised.) i është ënjtur shpretka (zakonisht nga sëmundja e malaries).
2. veter. Sëmundja e plasjes te kafshët.
3. bised. Shtresë e trashë si pelteformohetuthull nga shtimi e përqendrimi i mikroorganizmave, shtrati i uthullës.
Më ra shpretka (nga gazi) qesha shumë, u këputaqeshuri me të madhe, u gajasa; mbaj barkun me dorë; mbaj ijet me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; rashëshpinë (në kurriz). Ma nxiu (ma hëngri) shpretkën (dikush) më mundoi shumë, më sfiliti, më ka sjellë shumë kokëçarje, më ka hapur shumë telashe, nuk më lë të qetë; bëri gjysmë njeriu; ma poqi mëlçinë. plasi shpretkën (dikush a diçka) shih plasi shpirtin (zemrën) (dikush a diçka).


Rezultate të ngjashme

SHPRÉTKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT veter. Ënjtja e shpretkës te bagëtitë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.