Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPRES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kam besim se do të bëhet a do të plotësohet ajo që dëshiroj dhe qëndroj në pritje me një besim të tillë, kam shpresë. Shpresoj se do të vijë (do të shërohet, do të fitojmë). Shpresoj se do të më shkruash rregullisht. Sa jam gjallë, shpresoj. Mos shpreso kot!
2. jokal. I mbështet shpresat te dikush a te diçka. Shpresoj shumë tek ai. Shpreson shumë te banjat me squfur.
►SHPRES/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III e SHPRESÓJ. Shpresohet se...
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Besimi që kemi se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim a një synim; qëndrimi në pritje me një besim të tillë; ndjenja që kemi kur e shohim si t…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËDHËNËS,~E mb. Që na bën të shpresojmë se do të plotësohet a jo që dëshirojmë; që tregon se në të ardhmen mund të arrijë rezultate të larta a të shquhet në një fushë të caktu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËFIKUR mb., libr. Që i është fikur shpresa, shpresëhumbur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËHÚMBUR mb. Që nuk ka asnjë shpresë, që i ka humbur shpresat; i dëshpëruar. Plak shpresëhumbur. Uli kokën shpresëhumbur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËPLÓTË mb. Që të ngjall shumë shpresa; që është plot shpresa. Ditë shpresëplotë. E ardhmja shpresëplotë. Të rinj shpresëplotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËPRÉRË mb. Që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë, që i ka prerë shpresat; i dëshpëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËSHÚAR mb. Që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë, që i janë shuar shpresat; shumë i dëshpëruar, i zhgënjyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPRESËTÁR,~E mb. 1. Që ka shumë shpresë të arrijë atë që dëshiron. U nisën shpresëtarë për fitore. 2. fet. Që i është përkushtuar një besimi fetar (në vendet ku vepron feja; në të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë