Fjalori
SHPREHJE

SHPRÉHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shprehja e lirë e mendimeve. Shprehja e ndjenjave. Mjetet e shprehjes artistike.
2. Shfaqja e jashtme, pasqyrimi i diçkaje, mënyra si e shprehim diçka. Shprehje e qartë. Shprehje monetare (ek.). Shprehje e vullnetitshumicës. Shprehje e miqësisë (e besimit, e dashurisë, e frymësbashkëpunimit). Shprehje e ndërgjegjeslartëpunë. Shprehje e kujdesit për shëndetin. Gjen shprehjen e vet... shfaqetkëtë ose në atë formë a mënyrë. Shprehja gjuhësore e një mendimi.
3. Pamja e jashtme e fytyrës a diçka tjetër e jashtme, që pasqyron gjendjen e brendshmenjeriut. Shprehja e fytyrës (e syve). Shprehje gëzimi (shqetësimi, frike, padurimi). Fytyrë (sy) pa shprehje.
4. edhe gjuh. Grup fjalësh me një ndërtimcaktuar, zakonishtqëndrueshëm, që ka disa veçori dalluese gramatikore, kuptimore e stilistike; njësi e frazeologjisëgjuhës; mënyrëfoluri. Shprehje e bukur (e goditur). Shprehje e vjetër (e rrallë, e re). Shprehje popullore. Shprehje e qëndrueshme (e ngurtësuar). Shprehje proverbiale. Shprehje poetike (e figurshme, idiomatike, dialektore, familjare, përbuzëse, tallëse, fyese). Shprehje e rëndë (e ashpër, e fortë, diplomatike). Shprehje e thjeshtligjërimit (e gjuhësgazetave, e gjuhësfëmijëve). Shprehje rrugësh (rrugaçësh). Shprehje pa kuptim frazë e zbrazët, boshe. falni për shprehjen!
5. gjuh. Grup fjalëshnga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalëvetme dhe që ka në përbërjen e tij të paktën një fjalë shënuese; lokucion. Shprehje ndajfoljore (parafjalore, lidhëzore). Shprehje ndajshtimore.
6. mat. Tërësi madhësish të lidhura ndërmjet tyre me shenjaveprimeve matematike. Shprehje thyesore. Shprehje algjebrike (aritmetike). Të njehsohet vlera e shprehjes.
Ka shprehje libr. i shpreh qartë, bukur e në mënyrë tërheqëse mendimet e veta, flet bukur. I mungon shprehja libr. nuk di a nuk mundet t'i shprehë qartë e bukur mendimet e veta, fletmënyrëthatë e jotërheqëse.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHPREH
SHPREH

SHPREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shfaq me fjalë ose me mënyratjera mendimet, ndjenjat a përshtypjet e mia; shfaq, tregoj. Shpreh besimin (bindjen, dëshirën, mendimin). Shpreh gëzimin (habinë, keqardhjen, mirënjohjen, kënaqësinë). Shpreh zemërimin (hidhërimin, pakënaqësinë, kundërshtimin). I shprehu dashurinë. Shpreh urimet (ngushëllimet). Nuk shprehet me fjalë. Nuk e shpreh (dot) atë që ndien.
2. vet. v. III Pasqyron, mishëron. Shpreh vullnetin e shumicës.
3. E shënoj a e njehsoj në një njësi ose në një masëcaktuar, e jap. E shpreh me numra. Peshën e shprehim me gram.


Rezultate të ngjashme

SHPREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shfaq me fjalë ose me mënyra të tjera mendimet, ndjenjat a përshtypjet e mia; shfaq, tregoj. Shpreh besimin (bindjen, dëshirën, mendimin). Shpreh gëzim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHPRÉH/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpreh mendimet, ndjenjat a pikëpamjet e mia. U shprehën të një mendimi me ne. U shprehën me fjalët më të mira. Shprehem për diçka (kundër …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPRÉH/EMII jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. Prehem, çlodhem. Shprehu pak! Më shprehet mendja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPREHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Aftësi për të bërë shpejt e mirë diçka, të cilën e fitojmë duke u ushtruar e stërvitur vazhdimisht a duke punuar. Shprehitë praktike. Shprehitë e punës.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPREHIMÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë shumë të qartë e të përcaktuar, shkoqur, jo me dy kuptime; në mënyrë të shprehur. Neni katër thotë shprehimisht. E pranon (e mohon, e kundërsht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPRÉHUR,~IT (të) as. Të shprehurit e mendimeve. Të shprehurit bukur. Aftësia (shkathtësia) e të shprehurit. Zhvillimi i të shprehurit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPRÉHËS,~E mb. 1. Që e shpreh a që e tregon diçka bukur, qartë e në mënyrë të gjallë. Aftësi (forcë) shprehëse. Formë (lëvizje) shprehëse. Lexim shprehës. Mjete shprehëse. 2. Që p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPRÉHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpreh ndjenjat, mendimet, interesat a dëshirat e dikujt. Shprehës i vullnetit (i dëshirave, i mendimeve) të popullit. Shprehësit e interesave të ve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPREHËSÍ,~A f., libr. Të qenët shprehës, vetia e diçkaje shprehëse, fuqia a aftësia shprehëse. Shprehësi e theksuar. Shprehësia e gjuhës. Shkalla e shprehësisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.