Fjalori
SHPOJË

SHPÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Strofka e fishnjarit a e dhelprës brendadhe.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHPOJ
SHPOJ

SHP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Hap një vrimë në një send me diçka që ka majëmprehtë ose me një mjetposaçëm. Shpoj llamarinën. Shpoj murin. Shpoj akullin. Shpuan malm. Shpoi veshët për vathë. E shpuan plumbat (shigjetat, heshtat). Shpoj puse për naftë. Shpoj një vrimë. Uji shpon gurin. (fj. u.). Shpoj tejpërtej. Shpoj me gozhdë (me turjelë, me thikë, me fëndyell, me sondë). Të shpon me brirë.
2. Kaloj me forcë përmes diçkaje, shkoj tejpërtej, çaj (edhe fig.). E shpuan frontin në dy vende. Oxhakët shpojnë qiellin. Britma (kuja, ulërima) shpoi hapësirën. Aeroplanët shpojnë retë. Projektorët shpojnë errësirën.
3. I ngul dikujtlëkurë diçkamprehtë e me majë; takojdiçka me majëmprehtë a më ngulet diçka e tillëlëkurë; vet. v. III shkaktonlëkurë një ndijimngjashëm me atë kur të prek një send i mprehtë a me majë. Shpoj qetë me hosten. Shpoj kalin me mamuze. Këto çorapeshpojnë. Leshi i dhiveshpon. Shpova dorën (këmbën, gishtin) me gjilpërë (me gjemb).
4. Hap një vrimë në një plage që të rrjedhë qelbi. Shpoj plagën (lungën, të thatin). Çibani u për të shpuar.
5. jokal., vet. v. III Ka majëmprehtë dhe mundhapë një vrimë në një send ose të të nguletlëkurë. Kjo gjilpërë nuk shpon. Kishte një turjelë që nuk shponte fare.
6. fig. Vështroj dikë ngultas duke depërtuartërë qenien e tij, duke ia hetuar mendimet, ndjenjat, qëllimet. Sytë e tij të shponin tejpërtej. Kishte një vështrim që të shponte.
7. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Ndiej një dhembjevazhdueshme sikurngul dikush diçkamprehtë, më ther, më sëmbon; më ngacmon e më shqetëson fort, më godet një organtrupit aq sa edhe ky mund të më dhembë a të më djegë. shponshpatull (në brinjë, në ijë). Më shpon gjuri. Më shpon plaga. Më shpoi hundën (era e rëndë, e keqe a e fortë e diçkaje). shpoi veshët (një zhurmë e fortë, e mprehtë).
8. fig. Nxit dikë, e shtyjveprojë, e ngacmoj; e kujtoj që të bëjë diçka, ia përmend diçka që të mos e lërëharresë. Duhet shpuar herë pas here. Po ta shposh, të tregon shumë histori. E kanë shpuartjerët, ai s'ka faj.
9. fig. Thumboj, ngacmoj, gërgas. Shponin njëri-tjetrin. Shpoje sa të duash, nuk të kthen përgjigje ai. Po të shposh, do të dëgjosh. (fj. u.).
10. fig. bised., edhe jokal. Spiunoj; shpif. Shpon kundër shokëve. E dërguan për të shpuartjerët.
11. fig., bised. Hetoj me imtësi. Zurishpojë e të rrëmojë.
E shpoj me *bodec (dikë). T’i shposh *buzën (buzët) (dikujt). S’e ka shpuar *gjembi (dikë). E shpoj (e shtyj) me *hosten (dikë). Shpon në *ujë (dikush). shpoi *veshët (dikush). shpon (më vret) *veshin (veshët) (diçka). shpon *zemrën (dikush a diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.