Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPJEGÚES, ~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpjegon diçka. Shpjeguesi i muzeut (i ekspozitës).
SHPJEGÚES,~E mb. Që ka për qëllim të shpjegojë diçka, që bëhet për të shpjeguar a për të sqaruar diçka; që ka shpjegime, me shpjegime. Lexim (mësim) shpjegues. Biseda shpjeguese. Fjalor shpjegues. gjuh. fjalor që i shpjegon fjalët e një gjuhe me fjalë të po asaj gjuhe, fjalor me shpjegime në po atë gjuhë.
SHPJEGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shpjegon diçka. Shpjeguesja e muzeut.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPJEGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund t'i gjendet shkaku, arsyeja a shpjegimi, që mund të shpjegohet; kund. i pashpjegueshëm. Është e shpjegueshme historikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPJEGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shpjegoj diçka ose kur shpjegohem. Shpjegimi i mësimit (i lëndës). Shpjegimi i kuptimit të fjalës. 2. Ajo që themi për të shpjeguar diçka,…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPJEG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sqarohem me dikë për rrethanat ose për arsyet e një veprimi, të një sjelljeje a të një qëndrimi, për të zhdukur keqkuptimet, për të shm…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPJEG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të lehtë për t'u kuptuar, e bëj më të qartë, e sqaroj; jap me fjalë të tjera kuptimin e diçkaje, tregoj se ç'do të thotë a si duhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë