Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPÍFJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla. Shpifje të poshtra (të ulëta, të ndyra, të shëmtuara, trashanike). Fushatë shpifjesh. Kanë bërë shpifje. Merrej me shpifje e thashetheme. Nuk ua vë veshin shpifjeve. Shpifja dënohet me ligj.
SHPIF vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. Trilloj me qëllim gjëra të paqena, them e përhap fjalë të rreme për t'i përlyer dikujt nderin a emrin e mirë, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera jo të ndershme.
2. edhe jokal. Shpërralloj, flas kot, trilloj. Shpifte kot (nga mendja).
3. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I kall datën dikujt, e tmerroj. Ta shpif kur të del përpara. Ma shpifi kur e pashë.
4. bised. Shkaktoj, bëj, krijoj; ndërtoj. Do të na shpifë ndonjë punë! Shpifi ca shkronja të reja. Shpifi një urë (një xhade).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë