Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPIF vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. Trilloj me qëllim gjëra të paqena, them e përhap fjalë të rreme për t'i përlyer dikujt nderin a emrin e mirë, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera jo të ndershme.
2. edhe jokal. Shpërralloj, flas kot, trilloj. Shpifte kot (nga mendja).
3. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I kall datën dikujt, e tmerroj. Ta shpif kur të del përpara. Ma shpifi kur e pashë.
4. bised. Shkaktoj, bëj, krijoj; ndërtoj. Do të na shpifë ndonjë punë! Shpifi ca shkronja të reja. Shpifi një urë (një xhade).
SHPÍFËS,~I m. sh. ~, ~IT përçm. 1. Ai që e ka zakon të shpifë, ai që merret me shpifje; ai që ka shpifur për dikë. Shpifës i paturpshëm. U treguan vendin shpifësve. E gjetën shpifë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë