Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPETËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. min. Vetia që kanë kristalet për t'u ndarë në petëza sipas sipërfaqeve të rrafshëta. Sipërfaqja e shpetëzimit.
2. gjeol. Sistem të çarash paralele në shkëmbinjtë, i shkaktuar nga shformime tektonike, që nuk përkon me shtresëzimet. Shpetëzim rreshpor. Shpetëzim i rremë. Shpetëzim në rrëzim (në drejtim).
SHPETËZ/OHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. min. Ndahet në petëza (për kristalet). 2. gjeol. Çahet nga shformimet tektonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë