Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPENGÚAR (i, e) mb. Që vepron a që sillet lirshëm e pa druajtje, që nuk është i ndrydhur a i kufizuar, që i jep liri vetes; që bëhet lirisht e në mënyrë të natyrshme; i lirë, i zgjidhur. Bisedë e shpenguar. Fantazi e shpenguar. Tregohej i shpenguar. Sillej në mënyrë të shpenguar.
♦I ka këmbët (duart) të shpenguara nuk e pengon njeri të bëjë diçka, është i lirë të veprojë, i ka duart të lira.
SHPENGÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Gjendje kur e ndiejmë veten të çliruar nga diçka që na pengon, na ndrydh a na kufizon në sjelljet e në veprimet tona. Ndjeu një shpengim. I jap shpengim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPENGÍM,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi ku marr përsëri diçka. Afati i shpengimit. 2. Shuma që paguhet për të nxjerrë nga pengu dikë a diçka (në vendet ku merren a lihen pengje ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPENG/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Lirohet nga pengorja, zgjidhet vetë (për kafshët). U shpengua mushka. 2. fig., vetv. Çlirohem nga diçka që më pengon, më …
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPENG/ÓHEMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e SHPENGÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPENG/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I heq pengoren një kafshe, i zgjidh këmbët; kund. pengoj. Shpengoj kalin (mushkën).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPENG/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Marr përsëri diçka që kam lënë peng, duke paguar për të shumën e caktuar; çliroj dikë që e kanë marrë peng (në vendet ku merren a lihen pengje ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë