Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPEJT ndajf. 1. Në mënyrë të shpejtë, me shpejtësi (për diçka që lëviz); duke përshkuar një largesë të madhe në pak kohë; kund. ngadalë. Eci (vrapoj) shpejt. Kaluan shpejt. Fluturon shpejt. Rrotullohet shpejt. I punonte zemra shpejt.
2. Brenda një kohe a një afati të shkurtër, në pak kohë; menjëherë; me nxitim; kund. ngadalë. Vishem (lahem) shpejt. Punon (ha, flet, lexon) shpejt. U përgjigj shpejt. U shërua shpejt. Është rritur shpejt. U vyshkën shpejt. E mbaroi shpejt. E zgjidhi shumë shpejt. E kuptoi (e mësoi) shpejt. Beson (nxehet, ulet, bindet) shpejt. I shkoi inati shpejt. Më shpejt se koha.
3. Pas një kohe të shkurtër, pas pak kohe, pa u vonuar; për së shpejti. Do të vij (do të nisem) shpejt. Eja shpejt! mos u vono. Duhet shpejt. Shko (nisu) shpejt! Sa më shpejt sa më parë. Tani shpejt tani së fundi, jo shumë kohë më parë.
4. Herët; më përpara se zakonisht, më përpara se të tjerët. Fle (zgjohem, ngrihem) shpejt. Ky fik piqet shpejt. Është ende shpejt për këtë s'ka ardhur ende koha (për të bërë diçka). bised. Qëkur, shumë kohë më parë. Ka shpejt kjo punë.
✱Sin.: shpejtas, shpejtazi, menjëherë, vrik, vringthi, lehtë, në çast, sakaq, përnjëherë, përnjëherësh, brof, fët, hovas, rrëmbyer, rrëmbimthi, nxitimthi, flutur, fugë, rrufe, shigjetë, vetëtimë.
♦Shpejt e shpejt. 1. Brenda një kohe shumë të shkurtër, shumë shpejt, pa humbur kohë; me vrap; nxitimthi. 2. keq. Me nxitim e pa kujdes, duke e bërë diçka shpejt, por jo si duhet; shkel e shko; sa për të shkuar radhën; dy hunj e një purtekë.
SHPÉJTAS ndajf. 1. Shpejt; rrëmbimthi, nxitimthi. U shkëput shpejtas. U bënë gati shpejtas. Diçka i pëshpëriti shpejtas. 2. Me të shpejtë, pa vonesë; së shpejti. U ndreq shpejtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÉJTAZI ndajf. Shpejtas. U kthyen shpejtazi. I hodhi një vështrim shpejtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Shpejtësi. I kreu punët me shpejti. ✱Sin.: shpejtësi; ngut, nxitim, ngutje, nxit, nxitje, rrëmbim, vrap; vertik, rendje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÉJTI (së) ndajf. Së afërmi, pa kaluar shumë kohë. Do të vijë së shpejti. Do të shfaqet së shpejti.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëj më të shpejtë diçka. Shpejtimi i mbjelljeve (i korrjeve). Shpejtimi i ritmeve. Shpejtimi i qarkullimit të mallrave. 2. vjet. Nxitim.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të shpejtë, ia shtoj shpejtësinë; nxitoj; kund. ngadalësoj. Shpejtoj këmbët (hapat). Shpejtoj ritmet (zhvillimin, rritjen, përgatitjet).…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJTÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i shpejtë, që bëhet me ritëm më të shpejtë; kund. i ngadalësuar. Ecje e shpejtuar. Frymëmarrje e shpejtuar. Ritme të shpejtuara. 2. I nxitu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJTÚES,~I m. sh. ~, ~IT kim. Lëndë e posaçme që përdoret për të shtuar shpejtësinë e zhvillimit të një procesi. Shpejtues organik (inorganik). Shpejtues i shkrirjes (i vullkaniz…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPEJTÚES,~E mb. Që e bën diçka me të shpejtë; që e shton shpejtësinë e zhvillimit; kund. ngadalësues. Faktorë shpejtues. Forcë shpejtuese. Veprim shpejtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÉJTË (i, e) mb. 1. Që lëviz, ecën, shkon, vrapon a rrjedh me shpejtësi; që ka shpejtësi të madhe; kund. i ngadalshëm. Tren i shpejtë. Kalë i shpejtë. Anije e shpejtë. Me hapa të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë