Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPÁRG/ËR,~RI m. sh. SHPËRGËNJ, SHPËRGËNJTË Rrobë e vogël prej leshi, zakonisht e bardhë, e endur në vegjë, që përdoret për të mbështjellë ose për të mbuluar foshnjat. E mbështolli djalin me shpërgënj.
✱Sin.: pelenë, skutinë
♦S’ka dalë nga shpërgënjtë (dikush) mospërf. është ende i papjekur a i pazhvilluar, është kalama nga mendja; është në shpërgënj2; s’ka dalë nga veza; s’ka dalë nga lëvozhga (e vezës). Është në shpërgënj (dikush) mospërf. 1. Është ende foshnjë; është në pelena; s’ka dalë nga shpërgënjtë; është filiz (i ri); i ka buzët me qumësht. 2. shih s’ka dalë nga shpërgënjtë2 (dikush). E la në shpërgënj (dikë) shih e la në djep (dikë).
SHPAR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET bot. (lat. Asparagus officinalis) 1. Bimë barishtore shumëvjeçare, rreth një metër e lartë, me fije të imëta e të vogla, me lule të gjelbra në të ver…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPARGÁR,~I m. sh. ~Ë,~ËT arb. Mantel grash prej mëndafshi me zbukurime. Ngjante bukur me shpargar veshur.✱Sin.: sharkë, xhokë, flokje, lakore, xhurdi, qashë, gubere, gunë, poste, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÁRGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT bot. Shpargu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë