Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPALÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap e shtrij një gjë që ka qenë e palosur a një gjë me pala (një rrobë, një letër etj.); kund. palos. Shpalos flamurin. Shpalos hartën. Shpalos një letër. I palosi e i shpalosi rrobat (ndërresat, petkat).
2. Shfletoj. Shpalos albumin (një libër).
3. fig. Paraqit, parashtroj diçka dalëngadalë a pjesë-pjesë, shtjelloj. Shpalosi mendimet. Shpalos kujtimet e fëmijërisë. U shpalosi zemrën shokëve.
♦Shpalosi (ngriti) *flamurin (dikush).
►SHPAL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shpaloset. 2. pës. e SHPALÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpalos. 2. jokal., krahin. Çel gjethi. Sivjet ka shpaluar herët gjethi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPALÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap e shtrij një gjë që ka qenë e palosur a një gjë me pala (një rrobë, një letër etj.); kund. palos. Shpalos flamurin. Shpalos hartën. Shpalos një le…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPALÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet v. III 1. vetv. Hapet e shtrihet një gjë që ka qenë palosur a një gjë me pala. Shpalosen fustanellat. 2. fig., vetv. Paraqitet, shfaqet, del dalë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPALÓSUR (i, e) mb. 1. Që është hapur e është shtrirë (për një rrobë, për një letër etj. që ka qenë e palosur). Me flamurë të shpalosur.2. Që është hedhur për t’u dëgjuar a debatu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë