Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPALL vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka të njohur për të gjithë me gojë a me shkrim, njoftoj botërisht; bëj një kumtim zyrtar. Shpall një vendim (një dekret). Shpall një konkurs (përfundimet, fituesit e garave). Shpall fejesën. I shpall garë dikujt. Shpalli mobilizimin (gjendjen e jashtëzakonshme). Shpalli asnjanësinë. I shpalli luftë (për shtetet) njoftoi zyrtarisht fillimin e gjendjes së luftës. Shpall botërisht.
2. Bëj të njohur botërisht e në mënyrë solemne diçka shumë të rëndësishme (zakonisht me anë të një akti zyrtar). Shpalli republikën. Shpallën rrëzimin e monarkisë. Shpallën pavarësinë.
3. E cilësoj dikë a diçka zyrtarisht ashtu si e vlerësoj e si e quaj unë. E shpall të hapur (të mbyllur) një mbledhje (një konferencë, një kongres). E shpallën jashtë ligjit. I shpalli votimet të pavlefshme.
4. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I kall datën dikujt, e tmerroj, ia shpif. Ta shpall me ata sy.
✱Sin.: botoj, nxjerr, qis, përpall, hap, përhap, paraqis, njoftoj, lajmëroj, deklaroj, vjet. kasnecoj, tellallis, afishoj, kushtetoj, quaj, cilësoj, vlerësoj, tmerroj, shpif; çel, hap, zë, nis, filloj, shpif.
SHPALL vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka të njohur për të gjithë me gojë a me shkrim, njoftoj botërisht; bëj një kumtim zyrtar. Shpall një vendim (një dekret). Shpall një konkurs (…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë të njohur diçka. Shpallja e pavarësisë kombëtare. Shpallja e kandidatëve për deputetë. Shpallja e garave. Shpallja e përfundimeve…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPÁLLUR (i, e) mb. 1. Që është bërë i njohur si i tillë, që njihet prej të gjithëve si i tillë; i hapur, jo i fshehtë. Armiqtë e shpallur e të pashpallur. 2. Që është botuar, që ë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPALLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpall botërisht një vendim, një njoftim a kumtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë