Fjalori
SHPAGUAJ

SHPAG/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vjet. Zhdëmtoj; paguaj vlerën e diçkajekam dëmtuar a prishur. Shpagoi dëmin.
2. fig. Kryej një veprim a një punë si përgjigje të një veprimi a të një pune që ka bërë dikush, ia shpërblej, ia kthej, ia laj; marr hakun. E ka shpaguar veten. Ua shpaguan gjakun shokëvevrarë. Ia shpagoi mirë. Rrofsha e ta shpagofsha!


Rezultate të ngjashme

SHPAGÚAR (i, e) mb. 1. vjet. I zhdëmtuar. Dëm i shpaguar. 2. I shpërblyer. Mbeti i kënaqur e i shpaguar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Shpagimtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHPAG/ÚHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr hakun, hakmerrem për një të keqe që më kanë bërë. 2. pës. e SHPAGÚAJ. Nuk mund të shpaguhet me asgjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.