Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPËRV/JÉL vep., ~ÓLA, ~JÉLË kal. 1. Përvesh, shpërvesh; zhvesh, largoj atë që e mbulon a e vesh diçka, hap. Shpërvjel mëngët (krahët, llërët, duart). Shpërvoli pantallonat deri në gju. Shpërvjel këmishën. Mjeku ia shpërvoli sytë. Shpërvoli dy misra dhe i poqi.
2. Kthej buzët nga jashtë në shenjë mospëlqimi, mospajtimi, pezmatimi a qesëndie, shpërvesh. Shpërvoli buzët.
SHPËRVJÉLË (i, e) mb., përf. I përveshur, i shpërveshur, i zbuluar. Me krahë të shpërvjelë. Me mëngë (me llërë) të shpërvjela.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kacavarem. Shpërvarej nëpër drurë. U shpërvarën me litarë. 2. vetv. Nxjerr trupin jashtë dhe përkulem, varem; varet poshtë nga pesha e kokr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVÁRUR (i, e) mb. Që varet poshtë nga pesha e kokrrave.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVÉSH vep., ~A, ~UR kal. 1. përf. Përvesh, shpërvjel. Shpërvesh mëngët. Shpërvish krahët! 2. Kthej buzët nga jashtë në shenjë mospëlqimi, mospajtimi, pezmatimi a qesëndie, shpë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVÉSHUR (i, e) mb., përf. I përveshur, i shpërvjelë; i zbuluar. Me llërë të shpërveshura. Me kraharor të shpërveshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET biol. Proces fiziologjik gjatë të cilit lëndët organike të përbëra, që janë përvetuar nga një organizëm, shpërbëhen në lëndë me të thjeshta dhe dalin j…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR biol. E nxjerr jashtë organizmit një lëndë të përvetuar; kund. përvetoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRVETÚAR (i, e) mb. Që është shpërvetuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRV/ÍLEM jovep., ~ÓLA (u), ~JÉLË vetv. 1. vet. v. III Kthehet nga jashtë vetiu (për buzët). 2. fig. I përvishem një pune etj. Shpërviljuni punës! Iu shpërvol kundërshtarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRV/ÍSHEM jovep., ~ÉSHA (u), ÉSHUR përf., vetv. 1. vet. v. III Kthehet nga jashtë vetiu (për buzët). I shpërvishej buza e sipërme (kur fliste). 2. fig. I përvishem një pune etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë