Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPËRNDÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që shpërndan letrat ose shtypin, letërshpërndarës ose gazetashpërndarës; ajo që merret me shpërndarjen e diçkaje.
2 Makinë që shërben për të shpërndarë plehun në arë. Shpërndarëse plehu.
SHPËRNDÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shpërndan letrat ose shtypin, letërshpërndarës ose gazetashpërndarës; ai që merret me shpërndarjen e diçkaje. Shpërndarësit e shtypit (e postës). Shpërndarësi i ftesave (i lajmërimeve).
2. tek. Emër mekanizmash a aparatesh të ndryshme, që shërbejnë për të shpërndarë diçka (lëndë të ndryshme si benzinë, avull, gaz etj. ose rrymën elektrike).
SHPËRNDÁRËS,~E mb., tek. Që është bërë a që shërben për të shpërndarë diçka. Kabinë (kuti) shpërndarëse e rrymës. Rrjeti shpërndarës. Pajisja shpërndarëse e një mekanizmi. Makinë shpërndarëse.
►SHPËRNDÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Largohemi nga njëri-tjetri në drejtime të ndryshme (pasi kemi qenë bashkë në një vend). Turma u shpërnda. Bujqit janë shpërndarë fushave…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNDÁ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I jap secilit pjesën që i takon nga një e tërë a nga një grumbull sendesh, ndaj (edhe fig.). Shpërndan shtypin (postën). Ata ua shpërndanë. U shpë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNDÁRAS ndajf. Andej-këtej; ca këtu ca atje, jo grumbull, jo pranë e pranë. U nisën (shkuan) shpërndaras. Veprojnë (luftojnë) shpërndaras.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNDÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërndarje e drejtë (e barabartë, e pabarabartë). Shpërndarja e postës (e shtypit, e librit). Shpërndarja e dëftesave (e diplomave, e medaljeve).…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNDÁRË (i, e) mb. 1. I përhapur në një sipërfaqe pak a shumë të madhe; që janë vendosur një këtu e një atje, që janë larg njëri nga tjetri; i përndarë; kund. i mbledhur, i përm…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNDÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shpërndan letrat ose shtypin, letërshpërndarës ose gazetashpërndarës; ai që merret me shpërndarjen e diçkaje. Shpërndarësit e shtypit (e postë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nuk ia di dikujt një të mirë që më ka bërë, e mohoj të mirën që më ka bërë; nuk i jam mirënjohës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNGÚL vep., ~A, ~UR kal. 1. E heq dikë nga vendi ku banon dhe e çoj në një vend tjetër, i ndërroj vendbanimin. Shpërngul familjen. I shpërngulën me dhunë nga vatrat e tyre. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNJÓH vep., ~A, ~UR kal. 1. Nuk dua t'ia njoh të mirën dikujt, nuk dua t'ia di për nder; nuk i kushtoj vëmendje, nuk e nderoj. Ia ka shpërnjohur të mirat që i ka bërë. 2. Nuk e…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRNJÓH vep., ~A, ~UR kal. Nuk dua t'ia njoh të mirën dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë