Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPËRFÍLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk meriton të përfillet a të merret parasysh, i parëndësishëm. Raste të shpërfillshme.
SHPËRFÁQ vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Tregoj para të tjerëve, nxjerr përfaqe, zbuloj, shfaq. Shpërfaqi ndjenjat (mendimet). Nuk e shpërfaqën dikë nuk treguan se kush ishte. 2. kra…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Tregoj ç'ndiej a ç'mendoj; tregoj se kush jam, shfaqem. 2. vet. v. III Del në shesh, bëhet e dukshme për të gjithë. U shpërfaqën q…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpërfaq diçka ose kur shpërfaqem. Shpërfaqja e vetes.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFÍK vep., ~A, ~UR përf., kal. E rrënoj krejt, e fik; ia mbaroj të gjitha, e lë pa gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRFÍK/EM jovep., ~A (u), ~UR përf., vetv. Rrënohem krejt, fikem; me mbarohet gjithçka, mbetem pa gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFÍLL vep., ~A, ~UR kal. Nuk e përfill, nuk e marr parasysh, nuk i kushtoj vëmendje; kund. përfill. Shpërfill rreziqet. E shpërfillte armikun.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRFÍLL/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e SHPËRFÍLL.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFÍLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Me shpërfillje.2. Mosvlerësim ose nënvlerësim për dikë a për diçka, qëndrim mospërfillës ndaj dikujt a ndaj diçkaje, mungesë vëmendjeje, mospërfil…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFÍLLËS,~E mb. Që shpërfill, që shpreh shpërfillje, mospërfillës. Buzëqeshje shpërfillëse. Vështrim (qëndrim, ton) shpërfillës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFLÉT vep., ~A, ~UR kal. Shfletoj. Shpërflet një libër (gazetat).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpërfytyroj diçka ose dikë ose kur shpërfytyrohem. Shpërfytyrime të çuditshme. Shpërfytyrimi i realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRFYTYR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Ndërrohem në fytyrë, dukem tjetër njeri, marr një pamje tjetër; shfytyrohem. U shpërfytyrua i tëri. 2. pës. e SHPËRFYTYRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ia ndërroj fytyrën a pamjen, i jap një fytyrë a një pamje tjetër; e bëj që të duket tjetër gjë; shfytyroj. Xhami i lagur të shpërfytyron. Avulli…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRFYTYRÚAR (i, e) mb. Që është ndërruar në fytyrë, që duket tjetër njeri, që ka marrë një pamje tjetër, i shfytyruar. Krijesë e shpërfytyruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë